Gjuha e huaj dhe afati për studentët që aplikojnë në programet master në FTI

NJOFTIM NË LIDHJE ME GJUHËN E HUAJ PËR STUDENTËT QË APLIKOJNË NË PROGRAMET MASTER NË FTI

 

 

 Njoftohen të gjithë studentët që kanë mbaruar programet e studimit Bachelor në FTI, por edhe jashtë saj, që afati përfundimtar i aplikimeve për programet e studimit Master i Shkencave dhe Master Profesional, është data 20 Tetor, ora 16:00.

 

Ju bëjmë me dije që dëshmia e gjuhës së huaj në bazë të ligjit të arsimit të lartë, është kriter hyrës për Masterin Shkencor, por nuk do të dorëzohet në momentin e aplikimit, por studentëve do u lihet kohë ta dorëzojnë atë deri në përfundim të vitit të parë.

 

Për Masterin Profesional, në bazë të ligjit të arsimit të lartë, gjuha e huaj nuk është as kriter hyrës dhe as kriter dalës.

 

Për shkak të kohës së kufizuar, inkurajojmë të gjithë studentët që të aplikojnë në programet e studimit master në FTI brenda afatit të caktuar.

 

Sqarim: Lejohen të  aplikojnë edhe studentët që janë diplomuar në “Master Profesional” në Inxhinieri Informatike (MPII) dhe "Master Profesional" në Teknologji Informacioni (MPTI) në FTI deri në Tetor 2016, si program i ri studimi.

 

DEKANI


2016-10-18 03:24:49
 
Ndryshim në strukturën mësimore
DII-KONTROLLI I PARE I DIPLOMES, MARS 2024
DII-Mbrojtja e Diplomes dhe Praktikes, Mars 2024
Kriteret e aplikimit dhe nevojat për personel akademik me kohë të pjesshme në DET
Aplikim për të përfituar nga skema e kreditimit studentor
DII-MBROJTJA E PRAKTIKES DHE DIPLOMES,2024
Mbrojtja e praktikës mësimore dhe diplomës në DET, sezoni i dimrit
 

Bashkëpunime ndërkombëtare Shërbimet Copyright © 2010-2021 Universiteti Politeknik i Tiranës (UPT)
Fakulteti i Teknologjisë së Informacionit (FTI)
Sheshi Nënë Tereza 4, Tiranë
Telefon: +355.42.278159
Qendër Download Posta Elektronike Biblioteka