Mbi procedurën e pranimit dhe të regjistrimit në vitin akademik 2017-2018 për kuotat e paplotësuara pas raundit te dytë datë 14.10.2017.

NJOFTIM

Mbi procedurën e pranimit dhe të regjistrimit në vitin akademik  2017-2018 për kuotat e paplotësuara PAS RAUNDIT TË DYTË DATË 14.10.2017.

 

Bazuar në Udhezimin Nr. 23 dt.16.10.2017 për “Disa ndryshime në Udhëzimin 15, datë 19.05.2017” Për procedurat e pranimit dhe të regjistrimit në vitin akademik 2017-2018” i ndryshuar”, pika 1, sqaron proçedurën e plotësimit të kuotave të paplotësuara si më poshtë vijon:

 

  • Të drejtën e regjistrimit e kanë kandidatët që kanë aplikuar në Raundin e dytë, në programet e studimit që mbulon Fakulteti i Teknologjisë së Informacionit, dhe që nuk rezultojnë të regjistruar në një program tjetër studimi.
  • Të gjithë kandidatët që kanë aplikuar në raundin e dytë, të cilët janë në listë pritje në portalin U-Albania dhe nuk janë regjistruar në ndonjë program studimi të bejnë kërkesën  në DEKANAT-in e Fakultetit të Teknologjisë së Informacionit  deri në datën 20.10.2017 ora 12:00.
  • Fakulteti i Teknologjise së Informacionit do të bejë renditjen e kërkesave sipas pikëve të përllogaritura në  Raundin e dytë.
  • Shpallja e fituesve dhe listës së renditur do të behet në datën 20.10.2017 brenda orës 16.00 në ambjentet e fakultetit dhe në faqen web www.fti.edu.al  .
  • Kuotat e paplotësuara deri në datën 14 tetor 2017 pas Raundit të dytë jane si më poshtë :
  1. Programi i studimit Bachelor Inxhinieri Elektronike 3 (tre) kuota.
  2. Programi i studimit Bachelor Inxhinieri Informatike 1 (një) kuotë.
  3. Programi i studimit Bachelor Inxhinieri Telekomunikacioni 1 (një) kuotë.

 

  • Procesi i regjistrimit

 1.   Në periudhën 21.10.2017  deri në 26.10.2017, të gjithë kandidatët që kanë berë kërkesën dhe janë shpallur fitues në renditjen e shpallur nga Fakulteti mund të  kryejnë proçesin e rregjistrimit me dokumentacionin përkates pranë sekretarisë mësimore të FTI.

2.   Periudha 21 tetor deri me 26 tetor është e ndarë në 3 faza 48-orëshe. Secili kandidat ndjek ecurinë e procesit të shpalljes fitues të tij në programin e studimit të kërkuar.

3.   Kur ai është shpallur fitues, duhet të paraqitet në sekretari brenda afatit 48-oresh. Nëse kandidati  nuk regjistrohet brenda afatit 48-orësh, ai humbet të drejtën e rregjistrimit në atë program studimi që ka kërkuar dhe lista e kandidatit/kandidatëve fitues do të zhvendoset.

4.     Proçesi i regjistrimeve kryhet nga sekretaria mësimore në  fazat 48-oreshe, në përputhje me kuotat e paplotësuara duke respektuar renditjen  në listen e shpallur nga komisioni Ad hoc.

 

Date 17.10.2017

DEKANATI


2017-10-17 07:58:51
 
Studentet e vitit te pare Bachelor dhe Master Shkencor viti 1 dhe Profesional.
Në lidhje me regjistrimin në ciklin e dytë të studimeve "Master i Shkencave" dhe "Master Profesional"
Shpallet lista e kandidateve fitues në ciklin e dytë të studimeve në FTI .
Shpallet lista e fituesve të kuotave të lira. Raundi i III.
Mbi procedurën e pranimit dhe të regjistrimit në vitin akademik 2017-2018 për kuotat e paplotësuara pas raundit te dytë datë 14.10.2017.
Aplikimet për pranimet në ciklin e dytë të studimeve në FTI.
Lista e renditur e kandidatëve fitues nga transferimet në Ciklin e parë Bachelor dhe Cikli i dytë Master i Shkencave në FTI.
 

Bashkëpunime ndërkombëtare Shërbimet Copyright © 2010-2017 Universiteti Politeknik i Tiranës (UPT)
Fakulteti i Teknologjisë së Informacionit (FTI)
Sheshi Nënë Tereza 4, Tiranë
Telefon: +355.42.278159
Qendër Download Posta Elektronike Biblioteka