Hapet Thirrja për Mobilitete Studentësh të FTI-së në kuadër të Marrëveshjes Erasmus+ 2018-2019 në Mälardalen University, Suedi

Hapet Thirrja për Mobilitete Studentësh të FTI-së në kuadër të Marrëveshjes Erasmus+ 2018-2019 në Mälardalen University, Suedi
Në kuadër të programit Erasmus + dhe marrëveshjes KA1 biletarale, është hapur thirrja për aplikime për bursa për mobilitete për studentët e Fakultetit te Teknologjise se Informacionit (FTI-UPT), në Mälardalen University, në Suedi.
Objekti i mobilitetit:
  • Kryerja e studimeve Master i Shkencave një vit (dy semestra) në programet e studimit Master një vjeçar software engineering or embedded systems në Mälardalen University, në Suedi. Në fund të studimeve një vjeçare ne Suedi, studenti pajiset me nje Diplome Master te ofruar nga Mälardalen University, Suedi, dhe pasi kthehet ne FTI, ne perputhje me Learning Agreement vazhdon edhe vitin e dyte te studimeve Master i Shkencave dhe pajiset edhe me Diplomen Master i Shkencave ofruar nga FTI-UPT.
  • Meqë ofrohen studime te nivelit Master (viti i pare), studentët e vitit te trete bachelor që do të aplikojnë, në momentin e nisjes së mobilitetit ne vitin ak. 2018-2019, duhet të jenë të regjistruar në një nga programet e studimit Master i Shkencave ne FTI-UPT.
Kurset e lëndëve ne Mälardalen University, në Suedi do te mbahen ne gjuhen angleze.
Kohëzagjatja e bursave:
- Numri i total i bursave/mobiliteteve ne dispozicion per kete thirrje, nivelin Master i Shkencave eshte: 2-3 mobilitete (studente) , 10 muaj cdo mobilitet (dy semestra) ne vitin ak. 2018-2019.
Dokumentat e nevojshme për aplikim:
- CV;
- Foto personale;
- Kopje e Pasaportës;
- Listë notash të studimeve Bachelor deri në momentin e aplikimit (per studentet Bachelor);
- Letër Motivimi (në gjuhën angleze);
- Certifikatë e gjuhës angleze, niveli minimal i percaktuar B1 ;
- Dokumenti Learning Agreement.
 
*Learning Agreement është një kontratë midis universitetit të origjinës dhe aplikantit dhe shërben për të përcaktuar lëndët që do të zhvilloni në universitetin pritës. Ju duhet të plotësoni vetëm seksionin e parë ‘‘Mobility Plan’’. Në tabelën A përcaktohen lëndët dhe kreditet që do të merrni në universitetin pritës, në tabelën B përcaktohet se cilat prej lëndëve të Tabelës A do të njihet në FTI kur ju të keni përfunduar periudhën e shkëmbimit.
KUJDES: Ju duhet të përzgjidhni të kryeni në Mälardalen University, lëndë të njëjta ose ekuivalente me ato që do të kryenit në semestrin përkatës në fakultetin tuaj, kjo për arsye që lëndët dhe kreditet t’ju njihen kur të ktheheni. Nëse lëndët e përzgjedhura ndryshojnë nga ata që do të zhvillonit në fakultetin tuaj semestrin përkatës, atëherë kur të ktheheni ju duhet të zhvilloni lëndët që nuk përshtaten në FTI.
 
Dokumenti ‘‘Learning Agreement’’ tek seksioni ‘‘Commitment’’ firmoset nga aplikanti, mundet edhe nga koordinatori akademik i Fakultetit dhe me patjeter nga Zv/Rektori i UPT-së për Anën Shkencore dhe Marrëdhëniet me Jashtë.
Afati për aplikim për studentët: deri më 06 Qershor 2018
 
Aplikimi kryhet pranë zyrës së Projekteve ne fakultetin e Teknologjise se Informacionit ne Dekanat (tek asistentja e Dekanit).
 
Dokumentat e cituara ne siper duhet te dorezohen ne hard copy te firmosura dhe te nisen edhe elektronikisht me email ne adresen e email: sbylyku@fti.edu.al
 
Për informacione shtesë në lidhje me procesin e aplikimit mund të kontaktoni në email pergjegjesin e departamentit perkates qe mbulon programin tuaj te studimit: ekajo@fti.edu.al per DII dhe alala@fti.edu.al per DET.
 
Për më shumë informacion ne lidhje me kurset e studimit Master qe ofrohen ne Mälardalen University, Suedi, klikoni ne linket me poshte:
 
 
 
 
Kurset ne anglisht mund te gjenden ne linkun (select computer science, bachelor level, and English as language): http://mdh.se/utbildning/kurser
25.05.2018
D E K A N A T I

2018-05-29 03:00:28
 
Ceremonia e diplomimit
DET - KONTROLL DIPLOMA SEZONI VERË 2023-2024
Ndryshim në strukturën mësimore
DII-KONTROLLI I PARE I DIPLOMES, MARS 2024
DII-Mbrojtja e Diplomes dhe Praktikes, Mars 2024
Kriteret e aplikimit dhe nevojat për personel akademik me kohë të pjesshme në DET
Aplikim për të përfituar nga skema e kreditimit studentor
 

Bashkëpunime ndërkombëtare Shërbimet Copyright © 2010-2021 Universiteti Politeknik i Tiranës (UPT)
Fakulteti i Teknologjisë së Informacionit (FTI)
Sheshi Nënë Tereza 4, Tiranë
Telefon: +355.42.278159
Qendër Download Posta Elektronike Biblioteka