Njoftim mbi aktivitetin Albanian ICT Awards, 2019

Njoftohen  te  gjithe  studentet  e Fakultetit te Teknologjise se Informacionit:

 

Ftohen studentët në aktivitetin Albanian ICT Awards,  20 Mars 2019 ora 12:00 tek salla “Silvano Pedrollo” në UPT


Në datë 20 Mars 2019, në orën 12:00, në sallën “Silvano Pedrollo”, kati i dytë në Universitetin Politeknik të Tiranës do të organizohet një aktivitet nga Albanian ICT Award për të ndarë me studentët lajmin për garën më prestigjoze mbarëkombëtare të ICT-së Albanian ICT Awards si dhe ti inkurajojë të marrin pjesë në këtë garë.

Aplikimet janë të hapura deri më 30 Mars 2019 dhe mund të nominohet qoftë një person i talentuar që e njihni më mirë apo të kandidoni drejtpërdrejt me projektin tuaj në 7 kategoritë e ndryshme të cilat mund ti gjeni këtu http://ictawards.org/

Objektivi kryesor i një ngjarje të tillë është shfaqja e arritjeve të shqiptarëve në fushën e TIK-ut, të identifikohen, të shpërblehen dhe promovohen individët më të dalluar të industrisë së TIK-ut përgjatë vitit, dedikimi dhe arritjet e së cilëve luajtën rol të rëndësishëm drejt avancimit të aspekteve të biznesit të botës së TIK-ut, qofshin ato organizata, institucione, agjenci ose ndërmarrje individuale, të sektorit privat apo publik.

Për të mësuar më shumë mbi  kategoritë e konkurimit, ju mund të shkarkoni broshurën informative në vijim në të cilën do të gjeni informacione të detajuara.
http://ictawards.org/

Dekanati


2019-03-19 09:06:28
 
Departamenti i Elektronikës dhe Telekomunikacionit (DET), data e mbrojtjes se diplomave ne sezonin i vjeshtes, 2018-2019
Departamenti i Inxhinierise Informatike, Datat e Mbrojtjes se Diplomave per programet e studimit Bachelor dhe Master
Hapja e Procedurave te Punesimit te Personelit Akademik me Kohe te pjesshme ne FTI, viti akademik 2019-2020
DET, data e mbrojtjes se praktikave ne sezonin i vjeshte, 2018-2019
DET - Kontrolli i dyte i diplomave, Shtator 2019
Lista e renditur e aplikanteve ne FTI, Raundi 1, Bachelor ne Inxhinieri Telekomunikacioni, Viti Akademik 2019-2020
Lista e renditur e aplikanteve ne FTI, Raundi 1, Bachelor ne Inxhinieri Informatike, Viti Akademik 2019-2020
 

Bashkëpunime ndërkombëtare Shërbimet Copyright © 2010-2019 Universiteti Politeknik i Tiranës (UPT)
Fakulteti i Teknologjisë së Informacionit (FTI)
Sheshi Nënë Tereza 4, Tiranë
Telefon: +355.42.278159
Qendër Download Posta Elektronike Biblioteka