Hapja e Procedurave te Punesimit te Personelit Akademik me Kohe te pjesshme ne FTI, viti akademik 2019-2020

 

 

Mbi

“Miratimin e kritereve të aplikimit për personel akademik me kohë të pjesshme në Departamentin e Elektronikës dhe Telekomunikacionit, në Departamentin e Inxhinierisë Informatike dhe në Departamentin e Bazave të Informatikës, për vitin akademik 2019-2020, dhe shpalljen e afateve të fundit të dorëzimit të dokumetacionit nga aplikantët pranë departamenteve përkatëse”

                                                                                                           

Në zbatim të Vendimit të Rektorit Nr. 56, datë 09.09.2015 mbi miratimin e procedurës së punësimit të personelit akademik me kohë të pjesshme, në zbatim të Vendimit të Rektorit Nr. 51, datë 30.08.2016 mbi një ndryshim në Vendimin 56, datë 09.09.2015, si dhe në vijim të shkresës së Departamentit të Elektronikës dhe Telekomunikacionit Nr. 379/5 Prot., datë 20.09.2019, shkresës së Departamentit të Inxhinierisë Informatike Nr. 379/4 Prot., datë 16.09.2019, shkresës së Departamentit të Bazave të Informatikës Nr. 379/3 prot., datë 13.09.2019 mbi kriteret e aplikimit dhe nevojat për personel akademik me kohë të pjesshme për vitin akademik 2018-2019, Dekani i FTI vendosi:

 

-          Miratimin e kritereve të aplikimit për personel akadmik me kohë të pjeshme, për vitin akademik 2019-2020, të përcjella nga Departamenti i Elektronikës dhe Telekomnikacionit, Departamenti i Inxhinierisë Informatike dhe Departamenti i Bazave të Informatikës.

 

-          Afati i dorëzimit të dokumentacionit nga aplikantët, pranë departamenteve përkatës, është 20 Shtator 2019 – 4 Tetor 2019.

 

-          Departamentet e FTI të përcjellin për miratim të mëtejshëm, listën e kandidatëve fitues në Dekanat, brenda datës 9 Tetor 2019.

 

Ngarkohen përgjegjësat e departamenteve për zbatimin e këtij vendimi, në përputhje me aktet ligjore e nënligjore në fuqi

 

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë!

 

................................................................................................................................................................................

 

KRITERET E APLIKIMIT PËR PERSONEL AKADEMIK ME KOHË TË PJESSHME, NË FTI, VITI AKADEMIK 2019-2020:

 

      I.        Dosja që do të dorëzojë kandidati, duhet të përmbajë, dokumentat si më poshtë:

 

  1. CV e kandidatit;
  2. Fotokopje e ID;
  3. Fotokopje e noterizuar e diplomës Bachelor në Inxhinieri Elektronike / Inxhinieri Telekomunikacioni dhe Master i Shkencave në Inxhinieri Elektronike / Inxhinieri Telekomunikacioni në FTI, UPT ose të diplomave ekuivalente me to, sipas akteve ligjore dhe nënligjore në fuqi;
  4. Listë e noterizuar e notave e studimeve Bachelor dhe Master i Shkencave, ose i studimeve të ekuivalentuara sipas akteve ligjore dhe nënligjore në fuqi;
  5. Për kandidatët të cilët kanë të paktën gradën “Doktor” apo tituj akademik nuk kërkohet nota mesatare;
  6. Dy rekomandime nga staf akademik i FTI, UPT, ose Universiteti/Fakulteti ku kandidati ka kryer studimet, me titull Profesor ose Prof. Asoc;
  7. Leje me shkrim nga titullari i institucionit/kompanisë ku është i punësuar, që lejon angazhimin e kandidatit në mësimdhënie si pedagog i ftuar në FTI, UPT për vitin akademik 2019-2020.
  1. Nota mesatare e ponderuar (për të dy ciklet e studimit >= 7.5, është kusht detyrues hyrës);

 .......................................................................................................................................................................

    II.        Skeda pikëzuese e vlerësimit të dosjeve të kandidatëve do të përmbajë këto fusha kryesore:

 

  1. Diploma Bachelor/Master i Shkencave, në FTI/UPT ose në Fakultete Inxhinierike jashtë shtetit (me ekuivalencat përkatëse në MAS) ose në Fakultete Inxhinierike që i përkasin Universiteteve Shtetërorë brenda vendit, sipas formimit të kërkuar specifik. 0 - 10 pikë;

 

  1. Nota mesatare e ponderuar për Ciklet Bachelor dhe Master i Shkencave të marra së bashku. Nota më e ulët mesatare e pranuar do të jetë e njëjtë me pragun e vendosur nga Senati Akademik për rekrutimet e stafit të brendshëm akademik. 0 - 20 pikë;

 

  1. Çertifikata e mbrojtjes së gjuhës Angleze dhe pikët/vlerësimi përkatës. 0 - 10 pikë;

 

  1. Kualifikime apo trajnime të tjera, të lidhura me formimin akademik apo fushat ku kandidati kërkohet të mbulojë, të provuara më çertifikata apo diploma përkatëse, të njohura/ekujvalentuara sipas legjislacionit Shqiptar. 0 - 10 pikë;

 

  1. Eksperienca e mëparshme në mësimdhënie në FTI/UPT apo në Universitete shtetërore brenda vendit, apo në Universitete jashtë vendit. Kjo duhet të provohet me vërtetime zyrtare të lëshuara nga institucionet përkatëse dhe të njohura/ekujvalentura sipas legjislacionit Shqiptar. 0 - 10 pikë;

 

  1. Artikuj të pranuar në konferenca apo simpoziumeve kombëtare/ndërkombëtare (që janë vlërësuar dhe rishikuar nga bordi editorial i konferencës/simpoziumit) dhe janë botuar në proceedings (me ISBN). 0 - 10 pikë;

 

  1. Artikuj të pranuar për botim/botuar në revista shkencore kombëtare/ndërkombëtare (me ISBN)  me bord editorial, të cilat janë pranuar në bazë të një vlerësimi paraprak. 0 - 10 pikë;

 

  1. Artikuj të pranuar për botim/botuar në revista shkencore kombëtare/ndërkombëtare (me ISBN)  me bord editorial dhe me faktor impakti. 0 - 10 pikë;

 

  1. Grada shkencore Doktor. 30 pikë;

 

  1. Tituj Akademike Prof. Asoc, ose Prof. 30 pikë.

 

Maksimumi i pikëve sipas këtij vlerësimi është 150 pikë.

 

 


2019-09-27 08:07:24
 
Ceremonia e diplomimit
DET - KONTROLL DIPLOMA SEZONI VERË 2023-2024
Ndryshim në strukturën mësimore
DII-KONTROLLI I PARE I DIPLOMES, MARS 2024
DII-Mbrojtja e Diplomes dhe Praktikes, Mars 2024
Kriteret e aplikimit dhe nevojat për personel akademik me kohë të pjesshme në DET
Aplikim për të përfituar nga skema e kreditimit studentor
 

Bashkëpunime ndërkombëtare Shërbimet Copyright © 2010-2021 Universiteti Politeknik i Tiranës (UPT)
Fakulteti i Teknologjisë së Informacionit (FTI)
Sheshi Nënë Tereza 4, Tiranë
Telefon: +355.42.278159
Qendër Download Posta Elektronike Biblioteka