NJOFTIM I DEKANIT TE FTI NE LIDHJE ME SITUATEN E KRIJUAR NGA PERHAPJA E COVID 19

NJOFTIM I DEKANIT TE FTI NE LIDHJE ME SITUATEN E KRIJUAR NGA PERHAPJA E COVID 19

(Date: 19.03.2020)

 

Te dashur Studente,

 

 

Duke qene te vetedijshem per situaten e rende dhe te pagjase te krijuar per te gjithe ne,  nga epidemia e Covid 19 ne vend, situate qe edhe mund te pershkallezohet edhe me tej, shpresoj dhe uroj qe ju dhe te gjithe te dashurit tuaj,  te jeni sa me mire me shendet dhe te mos jeni prekur apo prekeni ne te ardhmen nga pasojat e ketij armiku te padukshem.

 

Per kete, eshte shume e rendesishme, respektimi me rigorozitetet i rregullave dhe masave te marra nga autoritetet pergjegjese te qeverise dhe shendetesise. Shmangni sa me shume levizjet jashte shtepise, respektoni distancen e sigurise me te tjeret dhe mbani higjenen personale ne maksimum.

 

Sigurisht qe kjo situate, mund te kete krijuar nder te tjera edhe probleme financiare dhe sociale per ju dhe familjet tuaja, por sidoqofte une jam beseplote qe ju se bashku do ja dilni dhe se shpejt do i riktheheni studimeve dhe jetes suaj te meparshme. Dhe ju siguroj qe ne, stafi i FTI, do te jemi perseri aty, krah jush, per tju mbeshtetur me sa te kemi mundesi jo vetem si profesoret tuaj por edhe ne aspektin njerezor dhe social.

 

Sic jeni ne dijeni te gjithe,  mesimi ne FTI (si ne te gjitha IAL-te ne vend) eshte pezulluar perkohesisht qe prej dates 9.03 deri ne 23.03.2020. Dhe sipas te gjitha gjasave duke pare situaten aktuale do vazhdoje te jete i pezulluar edhe pertej dates 23 mars. Informacion me te plote per kete ceshtje, si dhe per menyren se kur dhe si do te mbyllet sezoni i provimeve te dimrit 2020, ju do te beheni me dije nga njoftimet e shpallura ne faqen web zyrtare te UPT dhe FTI, respektivisht: www.upt.al dhe www.fti.edu.al.

 

Per ti paraprire nje situate hipotetike te pamundesise se rifillimit shpejt te mesimit tradicional face-to-face, (te shpresojme qe jo) dhe per te mos humbur kohe tjeter, ne po shohim mundesine (si pjese e UPT) e zhvillimit te mesimit (te plote apo te disa lendeve) nepermjet platformave on-line (distance learning), te cilat do ju behen me dije ne ditet ne vijim ne faqen web te FTI.

 

Per cdo pyetje apo paqartesi qe do te keni, ne kete periudhe aspak te zakonshme per te gjithe, ju lutem me kontaktoni ne adresen time te email-it: vkolici@fti.edu.al .

 

Qendroni te perditesuar duke vizituar kendin e njoftimeve ne faqen web te UPT dhe FTI.

 

Duke shpresuar per nje rikthim sa me te shpejte te normalitetit, do te jemi ne kontakt te vazhdueshem se bashku.

 

 

Dekani

Prof. asoc. Vladi Koliçi


2020-03-19 06:54:25
 
Njoftim ne lidhje me ndryshime ne strukturen mesimore ne vitin akademik 2019-2020, semestri i dyte
Njoftim ne lidhje me fillimin e mesimit online per semestrin e dyte ne FTI ne date 30.03.2020
NJOFTIM NË LIDHJE ME FILLIMIN E PUNËS PËR OFRIMIN E MËSIMIT NË DISTANCË PËR SEMESTRIN E DYTË.
DII-NJOFTIM MBI UDHEHEQJEN E DIPLOMAVE PER STUDENTET E PROGRAMEVE TE STUDIMIT TE DEPARTAMENTIT
DET-Njoftim mbi udheheqjen e diplomave per studentet e Cilki I, II, Programe studimit Bachelor Inxh ELN, TLK, MSc Inxh ELN, TLK dhe MPTI.
Njoftim ne lidhje me vazhdimin e nderprejes se mesimit ne FTI deri ne daten 3.04.2020
NJOFTIM I DEKANIT TE FTI NE LIDHJE ME SITUATEN E KRIJUAR NGA PERHAPJA E COVID 19
 

Bashkëpunime ndërkombëtare Shërbimet Copyright © 2010-2019 Universiteti Politeknik i Tiranës (UPT)
Fakulteti i Teknologjisë së Informacionit (FTI)
Sheshi Nënë Tereza 4, Tiranë
Telefon: +355.42.278159
Qendër Download Posta Elektronike Biblioteka