NJOFTIM NË LIDHJE ME FILLIMIN E PUNËS PËR OFRIMIN E MËSIMIT NË DISTANCË PËR SEMESTRIN E DYTË.

NJOFTIM NË LIDHJE ME FILLIMIN E PUNËS PËR OFRIMIN E MËSIMIT NË DISTANCË PËR SEMESTRIN E DYTË DHE HAPJEN E ADRESAVE TË EMAILI-IT DHE AKSESIT NE PLATFORMËN OFFICE365 PËR STUDENTËT E VITIT TË PARË NË FTI

 

(Date: 23.03.2020)

 

Në vijim të njoftimit të mëparshëm të Dekanit të FTI në lidhje me mundesinë në situatën e vështirë të krijuar nga Covid 19, të ofrimit të mësimit në distancë për semestrin e dytë të studentëve të të gjitha programeve të studimit, FTI u ka mundësuar prej disa vjetësh studentëve aksesin “free” në platformën “Office365”, e cila krahas adresave të email-it të personalizuara nën domainin fti.edu.al dhe paketës “Office” (Word, Excel, Power point etj) me licensat më të fundit deri në 5 kompjutera njëkohësisht për çdo student, u ofron gjithashtu studentëve  aksesin edhe ne aplikacione të tjera të platformës “Office365”, sic jane “Office Teams”, “Stream”. “Video”, “Yammer”, dhe “Skype for Business”.

 

Me vendim të Dekanatit të FTI është ngritur prej disa ditësh një grup pune për testimin e aplikacioneve brenda platformës “Office 365” që mundësojnë ofrimin e mësimit në distancë, per të evidentuar aplikacionin apo kombinimin e aplikacioneve që do të ofrojnë një zgjidhje të shpejtë, të thjeshtë, robuste,  dhe lehtësisht të implementueshme dhe të përdorëshme në kompjuter apo telefon (PDA) si nga studentët ashtu edhe nga pedagogët në proçesin e mësimit në distancë, duke marë në konsideratë edhe specifikat e ndryshme teknike të lidhjes Internet nga shtëpia per të gjithë   përdoruesit e platformës.

 

Informacione me të plota dhe të hollësishme në lidhje më aplikacionin/et  që do të ofrohen te përdoren brenda platformës “Office365” per mësimin në distancë, numrit të lëndëve per çdo program studimi që do të ofrohen, orareve, dhe mënyrës dhe tutorialet përkatëse të përdorimit të platformës, do të publikohen në vijim ne faqen e FTI, sapo ato të jenë gati.

 

Në vijim të kësaj, në mënyrë që studentët të kenë akses në platformën “Office365”, per ta përdorur atë për mësimin on-line, së pari duhet që ata të kenë një adresë email-i të personalizuar nën domainin zyrtar të FTI ne formatin: Emër.Mbiemër@fti.edu.al dhe password-in përkatës, me qëllim që nëpërmjet tyre jo vetëm të komunikojnë zyrtarisht me email, por edhe të logohen brenda platformës “Office365”. Këto adresa email-i janë shpërdarë dhe posedohen tashmë nga të gjithë studentët e FTI të viteve të dyta e lart.

 

Me qëllim që edhe studentët e vitit të parë të FTI te informohen dhe te marrin adresat e email-it zyrtare të hapura tashmë edhe per ta, ata janë të lutur të nisin sa më shpejt një email nga adresat personale që kanë të hapura (Gmail, Yahoo, etj), tek pedagogu tutor përkatës i grupit të tyre, me të dhënat e qarta per secilin, si emrin, grupin ku bejnë pjesë, nr e cel. Më pas pedagogu tutor do ju bëjë replay në këtë adresë emaili të dhënat per adresën e re të emailit nën domainin zyrtar të FTI. Nga ky moment studentët e vitit të parë duhet të navigojne në Internet në adresën https://www.office.com/ për tu loguar me kredencialet e dërguara me email, në platformën “Office365” dhe të ambjentohen me aplikacionet e platformës dhe përdorimin e emailit të tyre zyrtar të FTI, e cila do të jeta e vetmja mënyrë që studentët të aksesojnë platformën “Office365” dhe të komunikojnë me pedagogët e FTI që nga ky moment e deri në përfundimin e studimeve në FTI.

 

Me poshtë gjeni ju lutem për rikujtesë per çdo grup seminari të studentëve të vitit të parë, emrin dhe adresen e emailit të pedagogut tutor të ngarkuar me këtë punë.

 

Pedagogët Tutorë për vitin e parë Bachelor në FTI për grupet:

Elektronikë (I A) - Tutor: Msc. Ing. Erison Ballasheni; email: erison.ballasheni@fti.edu.al

Elektronikë (I B) - Tutor: Msc. Ing. Erison Ballasheni; email: erison.ballasheni@fti.edu.al

Elektronikë (I C) - Tutor: Prof. Asoc. Indrit Enesi; email: ienesi@fti.edu.al

Elektronikë (I D) - Tutor: Prof. Asoc. Indrit Enesi; email: ienesi@fti.edu.al

Telekomunikacion (I A) - Tutor: Prof. Asoc. Olimpjon Shurdi;email: oshurdi@fti.edu.al

Telekomunikacion (I B) - Tutor: Dr. Evjola Spaho; email: espaho@fti.edu.al

Telekomunikacion (I C) - Tutor: Dr. Evjola Spaho; email: espaho@fti.edu.al

Telekomunikacion (I D) - Tutor: Prof. Asoc. Olimpjon Shurdi;email: oshurdi@fti.edu.al

Informatikë (I A) - Tutor: Dr. Hakik Paci; email: hpaci@fti.edu.al

Informatikë (I B) - Tutor: Msc. Ing. Besjana Muraku; email: besjana.muraku@fti.edu.al

Informatikë (I C) - Tutor: Dr. Bojken Shehu; email: bshehu@fti.edu.al

Informatikë (I D) - Tutor: Msc. Ing. Besjana Muraku; email: besjana.muraku@fti.edu.al

 

 

Në këtë situatë shumë dinamike dhe të re për të gjithë, kërkohet nga studentët e FTI një gatishmëri, vëmendje dhe bashkëpunim maksimal për të mundësuar implementimin me sukses dhe sa më shpejt të platformës on-line të mësimdhënies.

 

Për çdo problem, pyetje apo paqartësi gjatë këtij proçesi, studentët, përveç tutorëve përkatës mund të kontaktojnë me email edhe Pergjegjesit e Deaprtamenteve si dhe Dekanin në adresat e emailt: oshurdi@fti.edu.al ; ekajo@fti.edu.al; vkolici@fti.edu.al .

 

 

Ju faleminderit,

Dekanati

Prof. Asoc. Vladi Koliçi


2020-03-23 16:29:59
 
Orori i Perditesuar i provimeve te sezonit te veres ne FTI
Orari Javor i rikthimit ne auditor per konsultime per vitet e fundit ne FTI
Njoftim mbi Vendimin Nr. 63 i Rektoratit UPT mbi Rregulloren e miratuar per marrjen e masave per kufizimin e perhapjes se COVID-19
Njoftim mbi Vendimin Nr. 61 te Rektoratit te UPT mbi marrjen e masave per mbylljen e vitit akademik 2019-2020
Njoftim ne lidhje me ndryshime ne strukturen mesimore ne vitin akademik 2019-2020, semestri i dyte
Njoftim ne lidhje me fillimin e mesimit online per semestrin e dyte ne FTI ne date 30.03.2020
NJOFTIM NË LIDHJE ME FILLIMIN E PUNËS PËR OFRIMIN E MËSIMIT NË DISTANCË PËR SEMESTRIN E DYTË.
 

Bashkëpunime ndërkombëtare Shërbimet Copyright © 2010-2020 Universiteti Politeknik i Tiranës (UPT)
Fakulteti i Teknologjisë së Informacionit (FTI)
Sheshi Nënë Tereza 4, Tiranë
Telefon: +355.42.278159
Qendër Download Posta Elektronike Biblioteka