NJOFTIM PËR FILLIMIN E VITIT TË RI AKADEMIK 2020-2021, NË FTI- UPT

NJOFTIM PËR FILLIMIN E VITIT TË RI AKADEMIK 2020-2021, NË FTI- UPT

 

Të dashur  Studentë të FTI,

 

Ju njoftojmë se viti akademik 2020-2021 fillon më datë 2 Nëntor 2020, bazuar në  Urdhërin e MASR, Nr. 293, datë 29.09.2020. Nisur nga situata e pandemisë shkaktuar nga COVID-19, si edhe mbështetur në shkresën e MASR Nr. 5838/2, FTI  ka ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për zhvillimin e procesit mësimor online , për një muaj deri në një njoftim të dytë.

 

Platforma online që do të përdoret është “Microsoft TEAMS”. Tutoriali për përdorimin e platformës” MS TEAMS” është publikuar në faqen Web të FTI  si dhe është dërguar me email stafit akademik dhe studentëve.

  

Ju lutemi kontrolloni email-in,  pasi nëpërmjet tij do të njoftoheni nga  pedagogët e lëndëve për  mësimin online.

 

Studentët e viteve të para të kontrollojnë email-et me të cilët janë rregjistruar, aty janë dërguar të dhënat për email-et zyrtare (emer.mbiemer@fti.edu.al) nëpërmjet të cilëve do të aksesojnë Platformën “MS TEAMS” si dhe udhëzimet përkatëse për fillimin e vitit akademik 2020-2021.

 

 

Orari mësimor, për vitin akademik 2020-2021, është i publikuar në  faqe web të FTI-së.

 

Për çdo paqartësi që mund të keni, ju  lutem kontaktoni me email Përgjegjësin e Departamentit që mbulon programin tuaj, Zv. Dekanin, Dekanin e FTI. 

 

 

Ju urojmë një vit akademik sa më të mbarë dhe të suksesshëm!

 

DEKANATI I FTI

 


2020-10-31 16:54:16
 
Kick-off event of Tirana Inc
Banka OTP Albania - Research Paper Competition_Edicioni i Dyte!
DET - Kontrolli i diplomave sezoni i verës
Rregjistrim në sezonin e ndërmjetëm të provimeve
Hapet thirrja per mobilitete (bursa) studentesh te UPT me Universitetin e Westminster, Angli
DII - Kontrolli i diplomave dhe zhvillimi i praktikave, vere 2021
DET - MBROJTJA E DIPLOMAVE, 7 PRILL 2021
 

Bashkëpunime ndërkombëtare Shërbimet Copyright © 2010-2021 Universiteti Politeknik i Tiranës (UPT)
Fakulteti i Teknologjisë së Informacionit (FTI)
Sheshi Nënë Tereza 4, Tiranë
Telefon: +355.42.278159
Qendër Download Posta Elektronike Biblioteka