Konferenca e 14 -të Ndërkombëtare mbi Network Based Information Systems NBIS 2011


Në datat 7-9 Shtator 2011 do  të zhvillohet konferenca ndërkombëtare në fushën e TIK në Universitetin Politeknik të Tiranës, Tiranë, Shqipëri. Në këtë konferencë marrin pjesë profesorë, studiues dhe studentë të doktoratës nga shumë vende të botës. Për më shumë informacion shikoni faqen e konferencës http://www.takilab.org/conf/nbis/2011/. Kërkues të rinj, pjesë e stafit të FTI, do të prezantojnë punimet e tyre në këtë konferencë, nga më prestigjiozet në fushën e TIK.

Konferenca e 14-të NBiS-2011 organizohet me mbështetjen e Ministrit të Arsimit, Prof. Dr. Myqerem Tafaj.

Konferenca NBiS-2011 që do të zhvillohet në Tiranë, sjell një komunitet profesorësh dhe shkencëtarësh nga një sërë vendesh në botë. Prof. Makoto Takizawa (Seikei University-Japan) dhe Prof. Leonard Barolli (Fukuoka Institute of Technology-Japon) janë Drejtuesit e Konferencës NBiS (Steering Comitee). Prof. Jorgaq Kacani, Rektor i UPT, është kryetar nderi i konferencës. Drejtues kryesorë të komitetit organizativ të konferencës janë Prof. Fatos Xhafa (Technical University of Catalonia, Spain) dhe Prof. Rozeta Miho (Universiteti Politeknik i Tiranës, Shqipëri).

NBiS 2010, (The 13-th International Conference on Network Based Information Systems) u zhvillua më 14-16 Shtator 2010, në Takayama, Japoni.

NBiS 2009, (The 12-th International Conference on Network Based Information Systems) u zhvillua më 19-21 Gusht 2009, në Indianapolis, ShBA.



2010-11-20 00:00:00
 
Ceremonia e diplomimit
DET - KONTROLL DIPLOMA SEZONI VERË 2023-2024
Ndryshim në strukturën mësimore
DII-KONTROLLI I PARE I DIPLOMES, MARS 2024
DII-Mbrojtja e Diplomes dhe Praktikes, Mars 2024
Kriteret e aplikimit dhe nevojat për personel akademik me kohë të pjesshme në DET
Aplikim për të përfituar nga skema e kreditimit studentor
 

Bashkëpunime ndërkombëtare Shërbimet Copyright © 2010-2021 Universiteti Politeknik i Tiranës (UPT)
Fakulteti i Teknologjisë së Informacionit (FTI)
Sheshi Nënë Tereza 4, Tiranë
Telefon: +355.42.278159
Qendër Download Posta Elektronike Biblioteka