Kriteret e pranimit Master i Shkencave në Inxhinieri Informatike viti akademik 2013 - 2014

Kriteret e pranimit dhe përzgjedhjes së kandidatëve në ciklin e dytë të studimeve, Master i Shkencave në Inxhinieri Informatike viti akademik 2013 - 2014

 

  • Diplomë e nivelit të parë Bachelor në Inxhinieri Informatike me notë mesatare të ponderuar ≥ 7.00.

 

  • Shqyrtohen paraprakisht, sipas kërkesave, si dhe renditen sipas mesatares së ponderuar të diplomës Bachelor, kandidatët që kanë diplomë Bachelor në Inxhinieri Informatike, me notë mesatare të ponderuar ≥ 7.00, të fituar pranë DII - FTI, UPT.

 

  • Pas shqyrtimit të të gjitha kërkesave nga kandidatët që kanë diplomë Bachelor në Inxhinieri Informatike, të fituar pranë FTI, UPT, në se ka akoma kuota të lira, shqyrtohen në vijim, sipas kërkesave dhe të renditur sipas mesatares së ponderuar të diplomës Bachelor (≥ 7.00), kandidatët që kanë diplomë Bachelor në Inxhinieri Elektronike ose Bachelor në Inxhinieri Telekomunikacioni, të fituar pranë FTI, UPT.

 

  • Pas plotësimit me kandidatët e mësipërm, në se ka akoma kuota të lira, regjistrohen në vijim studentët sipas diplomës Bachelor të fituar në UPT, me notë mesatare të ponderuar ≥ 8.00. Numri maksimal i krediteve të paekuivalentuara, me programin e studimit Bachelor në Inxhinieri Informatike duhet të jetë ≤ 30 kredite. Ekuivalenca bëhet nga komisionet përkatës Ad Hoc të ngritur me vendim të Këshillit të FTI. Nqs kandidati klasifikohet si fitues, duhet të plotësojë kreditet.

 

  • Pas plotësimit të mësipërm, në se ka akoma kuota të lira, regjistrohen në vijim kandidatët sipas diplomës Bachelor të fituar jashtë UPT, me notë mesatare të ponderuar ≥ 8.00 dhe pikë nga Matura Shtetërore sa minimumi i pikëve të pranimit në FTI, në vitin përkatës. Numri maksimal i krediteve të paekuivalentuara, me programin e studimit Bachelor në Inxhinieri Informatike duhet të jetë ≤ 30 kredite. Ekuivalenca bëhet nga komisionet përkatës Ad Hoc të ngritur me vendim të Këshillit të FTI. Nqs kandidati klasifikohet si kandidat fitues, duhet të plotësojë kreditet.

 

 

KESHILLI I FTI


2013-09-24 17:31:37
 
Njoftim mbi Vendimin Nr. 63 i Rektorit UPT mbi Rregulloren e miratuar per marrjen e masave per kufizimin e perhapjes se COVID-19
Njoftim mbi Vendimin Nr. 61 te Rektorit te UPT mbi marrjen e masave per mbylljen e vitit akademik 2019-2020
Njoftim ne lidhje me ndryshime ne strukturen mesimore ne vitin akademik 2019-2020, semestri i dyte
Njoftim ne lidhje me fillimin e mesimit online per semestrin e dyte ne FTI ne date 30.03.2020
NJOFTIM NË LIDHJE ME FILLIMIN E PUNËS PËR OFRIMIN E MËSIMIT NË DISTANCË PËR SEMESTRIN E DYTË.
DII-NJOFTIM MBI UDHEHEQJEN E DIPLOMAVE PER STUDENTET E PROGRAMEVE TE STUDIMIT TE DEPARTAMENTIT
DET-Njoftim mbi udheheqjen e diplomave per studentet e Cilki I, II, Programe studimit Bachelor Inxh ELN, TLK, MSc Inxh ELN, TLK dhe MPTI.
 

Bashkëpunime ndërkombëtare Shërbimet Copyright © 2010-2019 Universiteti Politeknik i Tiranës (UPT)
Fakulteti i Teknologjisë së Informacionit (FTI)
Sheshi Nënë Tereza 4, Tiranë
Telefon: +355.42.278159
Qendër Download Posta Elektronike Biblioteka