Tarifat e Shkollimit per vitin akademik 2013-2014

Njoftohen të gjithë studentët në Ciklin e Parë (DNP) dhe Ciklin e Dytë (Master i Shkencave dhe Master Profesional) të paraqiten pranë zyrës së Financës për të tërhequr faturën për arkëtim.

 

Tarifa e shkollimit do të paguhet pranë Bankës CREDINS dhe mandat pagesa duhet të dorëzohet në financë brenda ditës që paguhet ne bankë,në rast të kundërt studenti nuk do te futet në provime.

 

Kujdes: Në faturën e bankës duhet shënuar saktë emri i fakultetit (FTI) dhe dega në të cilën vazhdohen studimet.

 


Tarifat e shkollimit për Vitin Akademik 2013-2014 vijojnë si më poshtë:

 

  1. Cikli i Parë - Viti i Parë (të rregullt dhe përsëritës) sipas VKM nr.565,dt 27.06.2013 do të paguajnë tarifën 23,915 lekë.
  2. Cikli i Parë - Viti i Dytë (të rregullt dhe përsëritës) sipas VKM nr.420, dt 27.06.2012 do të paguajnë tarifën 22,995 lekë.
  3. Cikli i Parë - Viti i Tretë (të rregullt dhe përsëritës) sipas VKM nr.423, dt 08.06.2011 do të paguajnë tarifën 21,260 lekë.

 

  1. Cikli i Dytë - Viti i Parë Master Profesional, Inxhinieri Informatike (të rregullt) sipas VKM nr.744,dt 05.09.2013 do të paguajnë këstin e parë në shumën 46,800 lekë.
  2. Cikli i Dytë - Viti i Parë Master Profesional, Teknologji Informacioni (të rregullt) sipas VKM nr.744,dt 05.09.2013 do të paguajnë këstin e parë në shumën 42,120 lekë.
  3. Cikli i Dytë - Viti i Parë Master Shkencor (të rregullt) sipas VKM nr.744,dt 05.09.2013 do të paguajnë këstin e parë në shumën 45,500 lekë.
  4. Cikli I Dytë - Viti i Dytë Master Shkencor (të rregullt) sipas VKM nr.548,dt 16.08.2012 do të paguajnë këstin e tretë në shumën 43,680 lekë.

 

Për studentët përsëritës të Masterit Shkencor pagesa e tarifës së shkollimit do të bëhet sipas vlerës së kreditit të vitit akademik 2013-2014 e cila është 1,514 lekë.


Afati përfundimtar për kryerjen e pagesave është data 20.01.2014


2014-01-09 11:36:50
 
Ndryshim në strukturën mësimore
DII-KONTROLLI I PARE I DIPLOMES, MARS 2024
DII-Mbrojtja e Diplomes dhe Praktikes, Mars 2024
Kriteret e aplikimit dhe nevojat për personel akademik me kohë të pjesshme në DET
Aplikim për të përfituar nga skema e kreditimit studentor
DII-MBROJTJA E PRAKTIKES DHE DIPLOMES,2024
Mbrojtja e praktikës mësimore dhe diplomës në DET, sezoni i dimrit
 

Bashkëpunime ndërkombëtare Shërbimet Copyright © 2010-2021 Universiteti Politeknik i Tiranës (UPT)
Fakulteti i Teknologjisë së Informacionit (FTI)
Sheshi Nënë Tereza 4, Tiranë
Telefon: +355.42.278159
Qendër Download Posta Elektronike Biblioteka