Sistemet në Radiofrekuencë 2

Sistemet në Radiofrekuencë 2

 

Kodi i lëndës

Semestri

Kreditet e lëndës

Kredite

Leksione

Ushtrime/

Seminare

Laboratore

Detyra/ projekte

 

II

4

2

1

1

8

 

Titullari i lëndës: Bexhet Kamo, Prof. Asoc.

 

  Objektivat e lëndës

 

 

Lënda ka për qëllim të japë njohuritë bazë për mikrovalët, metodat e studimit të qarqeve në mikrovale, katërpolarët dhe metodat e studimit të tyre, qëndrueshmëria dhe përshtatja e katëpolarëve, kavitetet rezonues dhe rezonatorët; radarët dhe koncepte bazë; antenat mikrovalore dhe metodat e studimit të tyre; teknologjia remote sensing dhe koncepte bazë.

 

 

 

Përmbajtja

 

 

Mikrovalët; linjat e transmetimit në mikrovalë dhe metodat e studimit; kavitetet rezonues; çiftimi i kaviteteve; metodat e studimit të qarqeve në mikrovalë; katërpolarët; parametrat “S”; grafet e sinjaleve; qëndrueshmëria dhe përshtatja e katërpolarëve; antenat mikrovalore, karakteristikat bazë, format e rrezatimit; Antenat horn; antenat thjerrë; antenat parabolike, format e rrezatimit, raporti f/d dhe fokusi, varësitë midis tyre; antenat parabolike me ushqyes offset; arkitektura e një sistemi të kontrollit të trafikut ajror; analiza e hapave të kontrollit dhe përshkrimi i një plani fluturimi; principi i operimit të radarit, ekeuacioni i radarit; format e rrezatimit për sinjalin e interrogimit dhe format e sinjalit të përgjigjes së transponderave; Sistemi i antenës tokësore të SSR, karakteristikat horizontale dhe vertikale; komutuesit në radiofrekuence; nyja rrotulluese e anatenës tokësore të SSR; radomet llojet e tyre dhe ndikimi në format e rrezatimit të antenës; Interrogatorrët, gjeneratori i mënyrave; transmetuesi, kontrolli i frekuencës, modulatori, stadi i daljes i fuqisë; marrësi i interrogatorit, ndjeshmëria e marrësit, gjerësia e brezit, dedektimi i impulsit, kontrolli amplifikim kohë; marrësat monopulse, procesimi në amplitudë dhe procesimi në fazë; plot extractori me dritare rrëshqitëse dhe plot extractori monopulse, procesimi i përgjigjes, eleminimi i përgjigjeve FRUIT; procesimi në hapësirën midis dy përgjigjeve, korrelimi midis përgjigjeve; radarët, aplikime të tyre; sistemet e llogarritjeve/ matjeve elektronike, sistemet e eleminimit të “collisions”, radarët për monitorimin ambiental: radarët e motit, imazhet tokësore dhe oqeanike; teknikat remote sensing; radarët me hapje sintetike, reduktimi i interferencës dhe problemet e kompatibilitetit elektromagnetik.

 

 

 

 

  Literatura e rekomanduar

 

 B. Kamo, “Sistemet  në radiofrekuencë 2”, Konspekte leksionesh, 2009, DET/FTI;

 

 B. Kamo, “Sistemet  në radiofrekuencë 2, ushtrime”, Konspekte ushtrimesh, 2009, DET/FTI;

 

 Robert E. Kollin, “Foundations for microwave engineering” 2E, 2001, IEEE press series,              ISBN:0-7803-6031-1;

 

 David M. Pozar, “Microwave enginnering” 2E, 1988, John Wiley & Sons, Inc., ISBN:0-471-17096-8;

 

 I.Skolnik, Merril I., “Radar applications”,1988, IEEE press series, ISBN: 0-87942-223-8;

 

 Michael C. Stevenens, “Secondary surveillance radar” 1988, Artech House, Inc. ISBN:089006-292-7;

 

 

 

<<< kthehu pas<<<

 

Bashkëpunime ndërkombëtare Shërbimet Copyright © 2010-2021 Universiteti Politeknik i Tiranës (UPT)
Fakulteti i Teknologjisë së Informacionit (FTI)
Sheshi Nënë Tereza 4, Tiranë
Telefon: +355.42.278159
Qendër Download Posta Elektronike Biblioteka