Departamenti i Elektronikes dhe Telekomunikacionit

 

STUDENTET   STAFI I DET 
 ORGANIGRAMA    MISIONI, STRATEGJIA   KERKIMI SHKENCOR

 DEPARTAMENTI I ELEKTRONIKES  DHE TELEKOMUNIKACIONIT

Pak histori…

 

Departamenti i Elektronikës dhe Telekomunikacionit është vazhdim i ish Departamentit të Elektronikës i cili fillimet e tij i ka tek specialiteti “Rrymat e Dobëta” i hapur në shtator 1961, pranë degës Elektrike të Fakultetit të Inxhinierisë në Universitetin Shtetëror të Tiranës.

 

Në vitin 1969, me ndryshimin e planeve mësimore u ndryshua edhe emri i katedrës nga “Rryma të Dobëta” në “Radioelektronikë”  dhe u krijua edhe dega me të njëjtin emër: Radioelektronikë.

 

Në vitin 1974 u krijuan dy katedra të degës Elektronikë: Katedra e Elektronikës së Përgjithshme dhe Katedra e Elektronikës së Aplikuar.

Në vitin 1977 u bë bashkimi i dy katedrave të degës Elektronikë në një të vetme: Katedra e Elektronikës.

 

Në vitin 1989 u krijuan përsëri dy katedra të degës Elektronikë: Katedra e Elektronikës së Përgjithshme dhe Katedra e Elektronikës Numerike.

 

Departamenti i Elektronikës ishte një nga dy departamentet e Fakultetit të Inxhinierisë Elektrike të Universitetit Politeknik, krijuar me VKM nr. 359 dt. 21.09.1991, “Për organizimin e disa fakulteteve, universiteteve”.

 

Departamenti i Elektronikës në vitin 1994 krijoi 5 seksione: Seksioni i bazave të elektronikës; Seksioni i elektronikës industriale; Seksioni i telekomunikacionit; Seksioni i automatikës; Seksioni i inxhinierisë së kompjuterave.

 

Në vitin 1999 u krye riorganizimi i Departamenteve dhe seksioneve dhe Departamenti i Elektronikës përbëhej nga 4 seksione: Seksioni i bazave të elektronikës; Seksioni i telekomunikacionit; Seksioni i automatikës; Seksioni i inxhinierisë së kompjuterave.

 

Në vitin 2002Departamentin e Elektronikës filloi zbatimi i sistemit 3 + 2 me diplomat:

Inxhinieri elektronike;

Inxhinieri Informatike;

Inxhinieri Telekomunikacioni;

 

Në vitin akademik 2005-2006 hapet për herë të parë diploma e nivelit të dytë DND (sot Master i Shkencave) në drejtimet e Inxhinierisë Elektronike, Inxhinierisë Telekomunikacion dhe Inxhinierisë Informatike, sipas VKM Nr. 768, datë 16.11.2006 “Për hapjen e ciklit të dytë të studimeve Master, pranë Fakultetit të Inxhinierisë Elektrike, të Universitetit Politeknik të Tiranës”.

 

Në dhjetor 2007, u krijua Fakulteti i Teknologjisë së Informacionit, bazuar në VKM Nr. 824, datë 05.12.2007 për “Krijimin e disa njësive kryesore, fakulteteve, në Universitetin Politeknik të Tiranës”, mbi bazën e tre departamenteve:

1-Departamenti i Elektronikës dhe Telekomunikacionit (nga bashkimi i seksioneve të Elektronikës dhe të Telekomunikacionit).

2- Departamenti i Inxhinierisë Informatike (në përbërje të të cilit  është edhe seksioni i informatikës ish pjesë e Departamentit të Matematikës).

3- Qëndra për kërkim dhe zhvillim të teknologjisë së informacionit, (INIMA).

 

Aktualisht, Departamenti i Elektronikës dhe Telekomunikacionit (DET), kryen mbarëvajtjen e procesit mësimor në të tre ciklet e studimeve:

 

 

              Cikli i I-rë:

 

Bachelor në Inxhinieri Elektronike (180 Kredite);

 

Bachelor në Inxhinieri Telekomunikacioni (180 Kredite);

 

 

 

            Cikli i II-të:

 

Master i Shkencave në Inxhinieri Elektronike (120 Kredite);

 

Master i shkencave në Inxhinieri Telekomunikacioni (120 Kredite);

 

Master Profesional në Teknologji Informacioni (60 Kredite);

 

 

 

           Cikli i III-të:

 

Doktoraturë në Teknologjitë e Informacionit dhe Komunikimit, drejtimi Telekomunikacion dhe Inxhinieri Informacioni.

 

 

Bashkëpunime ndërkombëtare Shërbimet Copyright © 2010-2021 Universiteti Politeknik i Tiranës (UPT)
Fakulteti i Teknologjisë së Informacionit (FTI)
Sheshi Nënë Tereza 4, Tiranë
Telefon: +355.42.278159
Qendër Download Posta Elektronike Biblioteka