ORGANIGRAMA E DEPARTAMENTIT TE ELEKTRONIKES DHE TELEKOMUNIKACIONIT


 

Organizimi i DET

           

DET me personelin  akademik të brendshëm, stafin ndihmës dhe stafin akademik të ftuar, siguron zhvillimin e procesit mësimor dhe të punës kërkimore- shkencore në departament.

 

DET funksionon me tre grupe mësimore - kërkimore:

 

•           Sistemet Elektronike dhe rrjetat me sensorë

•           Sistemet e telekomunikacioneve, protokollet dhe siguria në rrjetat e komunikimit

•           Përpunim sinjali, aplikime multimediale, sistemet e komunikimit wireless

 

DET, mbështet mbarëvajtjen e çdo programi studimi nëpërmjet Këshillave të Diplomimit.

Këshilli i diplomimit, është i veçantë për çdo program studimi dhe DET ka në strukturën e saj 5 këshilla diplomimi, për programet e studimit:

 

 Cikli i I-rë:

•           Bachelor në Inxhinieri Elektronike, 180 Kredite

•           Bachelor në Inxhinieri Telekomunikacioni, 180 Kredite

 

Cikli i II-të:

•           Master Profesional në Teknologji Informacioni, 60 Kredite

•           Master i Shkencave në Inxhinieri Elektronike, 120 Kredite

•           Master i Shkencave në Inxhinieri Telekomunikacioni, 120 Kredite

 

Cikli i III-të:

•           Doktoraturë në Teknologjitë e Informacionit dhe Komunikimit, drejtimi Telekomunikacion dhe Inxhinieri Informacioni.

Këshilli i Profesorëve i Fakultetit të Teknologjisë së Informacionit, siguron mirëfunksionimin e programit të studimit të ciklit të tretë.

 

Organigrama

 

<<< kthehu pas<<<

Bashkëpunime ndërkombëtare Shërbimet Copyright © 2010-2021 Universiteti Politeknik i Tiranës (UPT)
Fakulteti i Teknologjisë së Informacionit (FTI)
Sheshi Nënë Tereza 4, Tiranë
Telefon: +355.42.278159
Qendër Download Posta Elektronike Biblioteka