Teknologjitë hardware në telekomunikacion

 

TEKNOLOGJITË HARDWARE NË TELEKOMUNIKACION

Kodi i lëndës

Semestri

Kreditet e lëndës

Kredite

Leksione

Ushtrime/

Seminare

Laboratore

Detyra

 

I

3.5

1.5

0.5

0.5

6

 

Titullari i lëndës: Elson AGASTRA, PhD

 

 

Objektivat e lëndës

 

 

 

Lënda synon të përgatisë studentët për njohjen e teknologjive hardware të zbatuara në fushën e telekomunikacioneve duke trajtuar komponentet përbërës të tyre. Amplifikatorët në RF, Amplifikatorët IF, Filtrat, Mixer, Oshilatorë dhe Oshilatorë të kontrolluar numerikisht.

Teknikat e avancuara si Software Defined Radio (SDR) në telekom dhe realizimi apo zëvendësimi i funksioneve hardware me ato software për një ripërdorim sa më efikas të sistemeve të telekomunikacionit. Antenat inteligjente (Smart antennas) dhe teknikat e trasmetuesve inteligjent (cognitive radio).

 

 

Përmbajtja

 

 

 

Përshkrimi i sistemit radio dhe bllokskemat e transmetimit; Komponentet përbërës të një paisje radio hardware në telekomunikacion, bllokskema e saj, identifikimi i komponenteve dhe fuksionit te tyre; Amplifikatorët në RF në transmetimin e sinjalit (Power Amplifier: PA) dhe amplifikatoret me zhurmë të vogël (Low Noise Amplifier: LNA); Amplifikatorët e frekuencave të ndërmjetme (IF), funksioni i tyre në qark sidomos për sistemet eterodinë dhe super eterodinë. Filtra me brez fiks në IF dhe me frekeuncë qëndrore të modifikueshme në RF, Mikserat në RF dhe cirkulatoret, karakteristikat e tyre dhe izolimi midis portave RF-in, RF-Out dhe VCO. Oshilatorët lokal analog dhe ata numerik, gjenerimi i sinjalit. Akordimi i komponentëve për përshtatjen e brezit të filtrave me karakteristikat e sinjalit dhe përshtatjen e frekuencës së oshilatorit me frekuencën bartëse të kerkuar.

Software Defined Radio (SDR), bllokskëma e saj dhe krahasimi me arkitekturën hardware standart për sistemet e telekomit; Vantazhet e përdorimit të arkitekturës SDR krahasuar me arkitekturën tradicionale fikse. Sistemi i komunikimit radio hardware i gjeneratës së tretë dhe implemenentimi i tij SDR. Nënsisitemi hardware në radiofrekuencë (RF), karakteristikat e përgjithshme Sistemi në RF. Ndarja e brezave të frekuencave për komunikimet wireless, brezi ISM, përdorimi i tij dhe kufizimet ligjore në fuqinë e transmetuar dhe EIRP e njëvlerëshme. Zhurma dhe kapaciteti i kanalit, zhurmat e jashtme të sistemit dhe ato të vetë krijuara, interpretimi i zhurmës si raport sinjal zhurmë (SNR), SNR minimale për sisteme 3G. Analiza e link budget dhe interpretimi i rezultatit për ndërtimin e nënsistemit analog në RF. Analiza e konvertuesve Analog-numerik (ADC) dhe e konvertuesve numerik-analog (DAC) dhe performanca e tyre e parë nga ana e parametrave SFDR. Bllokskema e arkitekturës së antenave inteligjente dhe ndërtimi i saj me teknikat SDR.

 

 

 

Literatura e rekomanduar

                       

Paul Gowans Burns, "Software Defined Radio for 3G", Artech House, 2003, ISBN10: 1580533477, ISBN13: 9781580533478

 

Jon Hamkins, Marvin K. Simon, Joseph H. Yuen, "Autonomous Software-Defined Radio Receivers for Deep Space Applications", John Wiley & Sons Ltd, 2006, ISBN.10: 047008779X, ISBN.13: 9780470087794

 

Timo Halonen, Javier Romero and Juan Melero “GSM, GPRS and EDGE, Performance-Evolution Towards 3G-UMTS” 2ed, John Wiley & Sons Ltd, 2003, ISBN: 0470866942

 

Bal S. Virdee, Avtar S. Virdee and Ben Y. Babyamin “Broadband Microwave Amplifiers”, Artech House, 2004, ISBN: 1580538924

 

<<< kthehu pas<<<

 

Bashkëpunime ndërkombëtare Shërbimet Copyright © 2010-2021 Universiteti Politeknik i Tiranës (UPT)
Fakulteti i Teknologjisë së Informacionit (FTI)
Sheshi Nënë Tereza 4, Tiranë
Telefon: +355.42.278159
Qendër Download Posta Elektronike Biblioteka