Bazat e televizionit numerik

 

BAZAT E TELEVIZIONIT NUMERIK

Kodi i lëndës

Semestri

Kreditet e lëndës

Kredite

Leksione

Ushtrime/

Seminare

Laboratore

Detyra

 

II

3.5

1.5

0.5

0.5

6

 

Titullari i lëndës: Indrit Enesi, Prof. Asoc.

 

Objektivat e lëndës

 

 

Lënda ka për qëllim të japë parimet bazë dhe zhvillimet e sistemeve televizive numerike. Lënda ofron trajtim në detaje të sistemeve numerike, shërbimet dhe funksionet që ato ofrojnë. Kodimi audio-vizual, kompresimi hapësiro-kohor, kodimi audio. Kompresimet MPEG2, SMPTE 421M (VC-1), H.264/AVC (HDTV), standartet Broadcasting: DVB, ATSC, ANSI/SMPTE. Sistemt e marrjes dhe të riprodhimit të figurës, kamerat, CCD, ekranet, sistemet e projektimit.

 

Programi i lëndës

 

 

Inxhinieria televizive, komponentët e sistemeve të komunikimeve vizuale, sistemi vizual human, sensitiviteti i ngjyrave, korrektimi gamma, rezolucioni hapësiro/kohor. Sinjali televiziv, ngjyra dhe ndriçimi, paraqitja kolorimetrike (YCrCb), kuantizimi, konvertimi i sinjalit video në 1D, skanimi progresiv dhe i përzier. Standartet SDTV/HDTV, (ITU-R BT.601/BT.709), SDI, kohëzimi dhe sinkronizimi, formatet (4:2:2, 4:1:1, 4:2:0), sinjali analog stereo/dual, kanalet audio dixhitale  AES/EBU. Parimet e kompresimit, teknikat me përzierje, diferenca e ngjyrave, perzierjet kromatike, NTSC, PAL, SECAM. Kodimi audio, kompresimi hapësiro-kohor, kodimi audio. Standartet MPEG2, SMPTE 421M (VC-1), H.264/AVC, HDTV. Multipleksimi analog (FDM), sinjali televiziv dhe spektri i tij, multipleksimi numerik, vargjet ES, PES, PTS/DTS. Vargjet e transportit PCR, PID, PSI, kontrolli i aksesit. Modulimi analog për sinjalet televizive me ngjyra, modulimi numerik për sinjalet televizive, standartet broadcast DVB, ATSC, ANSI/SMPTE, datacasting. Platformat televizive dhe interaktive, SetTop Box, elementi çelës i sistemit, platforma multimediale API Home, pajisjet e studiove të produksionit. Pajisjet marrëse të figurës, kamerat dhe CCD. Sistemet e riprodhimit të figures, ekranet, projektorët. Parimet themelore të transmetimit numerik, zhvillim DTV, algoritmet  e kompresimit MPEG-2, MPEG-4, domosdoshmëria e përdorimit  të kodeve të ndryshme të kontrollit të gabimeve dhe formatet numerike të modulimit për mjedise të ndryshme. Objektivat e performances DTV, Zhurmat e sistemit, burimet e jashtme të zhurmës, gabimet e transmetimit, amplituda e vektorit të gabimit, modelimi  i vizionit, interferencat ndërmjet kanaleve, interferencat nga kanalet fqinje,  kërkesat transmetimit nga  TV analog në numerik. Modulimi dhe kodimi i kanalit të transmetimit DTV, Data, sinkronizimi i të dhënave, rastësia/enkriptimi, korrigjimi paraprak i gabimit, kodimi i brendshëm, futja e framës së sinkronizimit, modulimi kuadratik, 8 VSB, gjerësia e brezit, shkalla e gabimit, COFDM, fleksibiliteti. Transmetuesit DTV, Pre-korrektimi dhe ekualizimi, konvertimi i lartë, kontrolli i saktësisë së frekuencave, amplifikatoret RF, transmetuesit në gjëndje solide, modulet e amplifikimit në RF, burimet e ushqimit,  kombinuesit e fuqive, kombinuesi Wilkinson, kombinuesi unazor, kombinuesi yll, sistemi i ftohjes, amplifikimi automatik apo kontrolli i nivelit, shpërndarja AC, kontrolli i transmetuesit , cilësia e  performancës. Sistemet radiofrekuence DTV, Filtrat me impendance konstante, filtrat dalës, filtrat me funksione eliptike, kombinuesit e kanaleve. Kanali i transmetimit DTV, transmetimit koaksial, shpërndarja, shuarja dhe administrimi i fuqisë, mënyrat e rendeve të larta, përgjigja në frekuencë, gjatësitë standarde, kabllot e valëzuar koaksial, përhapja e valës, gjerësia e brezit, shuarja gjatë përhapjes së valës. Analiza e transmetimit DTV, Modelet e antenave, modelet e  lartësisë, stabiliteti mekanik, mbushjet boshe,  Azimuthi, antenat me slote cilindrike, amplifikimi dhe drejtimi, administrimi i fuqisë, impendanca e antenës, gjeresia e brezit  dhe përgjigja në frekuence, operimi në kanale të shumëfishta, llojet e antenave transmetuese të televizioneve numerike, montimi i antenave. Përhapja e Radio-Valëve,përhapja e valëve, distanca me horizontin, përthyerja, multipath-i, pasqyrimet nga terreni, sipërfaqet jo të rrafshëta, efekti i përkulshmërisë së tokës, zonat e Fresnel-it, shtrembërimet lineare, difraksioni, sinjali i padëshiruar, fushat e testimit. Testimi dhe matjet në DTV, Matjet e fuqisë, matjet mesatare të fuqisë, kalorimetria, matësit e fuqisë, matja e fuqisë pik, pasaktësia e matjes, testimi i transmetuesve të televizionit numerik.

 


 Literatura e rekomanduar për lëndën

 

 

G. Collins, Fundamentals of digital television transmission, 2001, John Wiley & Sons, ISBN: 471391999;

 

G. Drury, G. Markarian, Coding and Modulation for Digital Transmission, 2002, Kluwer academic Publisher, ISBN: 0792379691;

 

H. Benoit, Digital Television, Satellite, Cable, Terrestrial, IPTV, Mobile TV in the DVB Framework, 3rd edition, 2006, Elsevier, ISBN: 978-0240520810;

 

A. M. Dhake, Television and Video Engineering, 2nd edition, 2003, TMH , ISBN: 9780074601051;

 

C. Poynton, Digital video and HDTV: algorithms and Interfaces, 2003, Morgan Kaufman, ISBN: 9781558607927;

 

H. Benoit, Digital television: MPEG-1, MPEG-2 and principles of the DVB system, 2nd edition 2002, Focal Press, ISBN: 0240516958;

 

<<< kthehu pas<<<

 

Bashkëpunime ndërkombëtare Shërbimet Copyright © 2010-2021 Universiteti Politeknik i Tiranës (UPT)
Fakulteti i Teknologjisë së Informacionit (FTI)
Sheshi Nënë Tereza 4, Tiranë
Telefon: +355.42.278159
Qendër Download Posta Elektronike Biblioteka