ELEKTRONIKA ANALOGE 2

 

ELEKTRONIKA ANALOGE 2

 

Kodi i lëndës

Semestri

Kreditet e lëndës

Kredite

Leksione

Ushtrime/

Seminare

Laboratore

Detyra

 

I

4

2

1

1

8

 

Titullari i lëndës: Desar Shahu, Dr.

 

Objektivat e lëndës

 

 

Të japë njohuritë bazë në analizën dhe sintezën e filtrave aktivë analog dhe numerik.Studimi me anë të funksionit transmetues të sjelljes së amplifikatorëve në frekuencat e larta dhe qëndrueshmërisë së tyre. Projektimi dhe simulimi i filtrave të strukturave të ndryshme fikse dhe ato që japin mundësi e përfitimit të të gjitha llojeve të filtrave.

 

 

Programi i lëndës

 

Analiza në frekuencat e larta të amplifikatorëve me disa stade pa dhe me çiftim të kundërt negativ si dhe qëndrueshmëria e tyre; Përgjigjja në frekuencat e larta e amplifikatorit me dy dhe më shumë stadeve në  kaskadë. Analizat e saktë dhe e  përafruar në frekuencat e larta. Funksioni transmetues me dy pole i amplifikatorit me çiftim dhe vendi gjeometrik i rrënjëve. Modeli me qark pasiv. Përgjigjet në frekuencë dhe kalimtare. Funksioni transmetues me tre pole i amplifikatorit me çiftim  të  kundërt  negativ. Analiza e përafruar në frekuencat e larta e amplifikatorit me shumë pole me çiftim  të kundërt negativ. Bazat e filtrave; Karakterizimi i filtrave. Llojet e filtrave. Hapat në ndërtimin e filtrave. Analiza e qarqeve dhe funksionet transmetuese të tyre. Funksionet e filtrave të vijueshëm në kohë. Problemi i përafrimit. Përafrimi i FFU ideal me anë të funksioneve përafruese të Butterworthit, Chebyshev-it, Papulisit dhe të Kauerit. Shndërrimi në frekuencë i filtrave. Elemetët aktivë; Burimet ideale të komandura. Konvertuesit dhe invertuesit e përgjithësuar të impendancës, rezistenca negative. Amplifikatori operacional ideal. Realizimi i burimeve të komanduar: NIC, giratori, GIC. OTA ideal dhe qarqet bazë të realizuara me anë të tij: amplifikatori, shumatori, rezistenca, integruesi, giratori. Realizimi i filtrave aktivë; Funksioni i filtrit. Specifikimi i filtrat aktivë. Filtrat e Butterworth-it dhe të Chebyshev-it. Realizimi i filtrave aktivë. Procedura e përgjithësuar e projektimit të filtrave. Shndërrimet e filtrave. Projektimi i filtrave brezëlejues dhe brezëpengues. Filtri (selektiv) RC aktiv i brezit. Realizimi i funksioneve bikuadrate me SAB (bikuadratik me një amplifikator). Klasifikimi i SAB-ve. Filtrat e ndryshëm: FFU, FFL, FB dhe FBP. Filtrat bikuadrat me dy aplifikatorë operacional. Filtrat me amplifikatorë operacional të përcjellshmërisë së transmetimit dhe me kondensator (filtrat gm-C). OTA modeli dhe zbatimet e tij: amplifikatorët, integruesit, shumatorët, simulimi i rezistencave dhe i induktivitetit. Filtrat me një OTA sipas modelit me tri admittanca. Filtrat me një OTA sipas modelit me katër admittanca. Filtrat me një OTA të transvendosur sipas modelit me katër admittanca.  Filtrat me një OTA sipas modelit me pesë admittanca. Strukturat e integrueshme të filtrave OTA-C. Strukturat shkallë të filtrave aktivë. Filtrat gm-C me lak me dy integruesa; Blloqet bazë të filtrave gm-C sipas konfigurimit me lak me dy integruesa. Cilësitë, akordimi. Filtrat gm-C me konfigurim me çiftim të kundërt të shpërndar. Realizimi i filtrave gm-C me integruesa me humbje. Filtrat gm-C me simulim shkallë; Hyrje. Metoda e zëvendësimit të komponenteve. Toleranca dhe ndjeshmëria e funksionit të filtrit. Efektet parazitare në funksionin e  filtrit. Shembull zbatimi të zëvendësimit të bobinës. Filtrat e ndryshëm. Filtrat numerikë; Kujtesë për kampionimin e sinjaleve të vijueshme në kohë. Shndërrimin z. Analiza e  shndërrimit të sistemeve lineare invariante në kohë. Struktura e sistemeve diskrete. Teknikat e projektimit të filtrave numerikë.

 

 

Literatura e rekomanduar për lëndën

 

 

J.Agalliu, Leksione të filtrave aktivë, 2008.

 

T. Deliyannis, Yichuang Sun, J.K. Fidler , Continuous  Time Active Filter Design, Taylor & Francis, Dec 12, 2010;

 

Alan V. Oppenheim, Ronald W. Schafer, Discrete-Time Signal Processing (3rd Edition) (Prentice Hall Signal Processing) 2009; ISBN-10: 0131988425

 

 M.Cherniakov, An Introduction to Parametric Digital Filters and Oscillators, J. Wiley & Sons, 2003.

 

<<< kthehu pas<<<

Bashkëpunime ndërkombëtare Shërbimet Copyright © 2010-2021 Universiteti Politeknik i Tiranës (UPT)
Fakulteti i Teknologjisë së Informacionit (FTI)
Sheshi Nënë Tereza 4, Tiranë
Telefon: +355.42.278159
Qendër Download Posta Elektronike Biblioteka