Kontrollet e diplomave: Cikli i Parë dhe i Dytë i Studimeve
Në muajin Qershor 2015 zhvillohen kontrollet e diplomave për sesionin e mbrojtjes së diplomave, në Korrik 2015, për studentët e Ciklit të Parë dhe të Dytë të Studimeve. Studentët duhet të paraqiten pranë departamenteve përkatëse dhe të marrin informacionin përkatës në Tabelën e Informacionit të departamenteve.
Përgjegjësi i Departamentit të Inxhinierisë Informatike, Prof. Asoc. Elinda Meçe Kajo, do të informojë lidhur me kontrollet e diplomave për studentët e drejtimit Inxhinieri Informatike, kontakti e-mail: ekajo@fti.edu.al.
Përgjegjësi i Departamentit të Elektronikës dhe Telekomunikacionit, Dr. Algenti Lala, do të informojë lidhur me kontrollet e diplomave për studentët e drejtimit Inxhinieri Elektronike, si dhe Inxhinieri Telekomunikacioni, kontakti e-mail: alala@fti.edu.al.
2015-06-09 08:58:33
Hapet Thirrja për Mobilitete në kuadër të Erasmus+, në Universitetin Teknologjik të Compiegne, Francë