Sezon special provimesh: 29 shtator 2015, kategori studentësh që ka vetëm një provim lënde të pashlyer.

Sezoni special i provimeve për vitin akademik 2014-2015

Në bazë të:

- vendimit të Rektoratit të UPT datë 22/09/2015,

- në bazë të nenit 55 të Rregullores Mësimore të UPT,

si dhe, për t’iu dhënë një mundësi, studentëve të viteve të fundit të programeve të studimit të dy cikleve në UPT, për të përfunduar studimet,

Udhëzoj

  1. Në datë 29 shtator 2015 të hapet një sezon special provimesh për studentët e vitit të tretë të programeve të studimit të ciklit të parë (Bachelor) dhe të vitit të dytë të programeve të studimit të ciklit të dytë (Master Profesional dhe Master Shkencor) dhe të sistemit të vjetër 5-vjeçar.
  2. Studentët që mund të regjistrohen në këtë sezon special janë ajo kategori  që ka vetëm një provim lënde të pashlyer (së bashku me detyrimet, si detyra kursi ose projekt kursi, nëse ka të tilla) para hyrjes në mbrojtjen e tezës së diplomës ose provimit përfundimtar.
  3. Regjistrimi i kësaj kategorie studentësh për këtë sezon special do të bëhet pranë sekretarive mësimore të Fakulteteve përkatëse nga ora 8:00, datë 25 shtator 2015 deri në orën 14:00, datë 28 shtator 2015.
  4. Sekretaritë mësimore ngarkohen të bëjnë të gjitha verifikimet e nevojshme, sipas pikës 2, për studentët e regjistruar para se atyre tu lejohet hyrja në sezonin special të provimeve.
  5. Studentët e regjistruar në sezonin special të provimeve, do tu nënshtrohen të gjitha rregullave të mënyrës së marrjes në provim të parashikuara në nenet 19, 20 dhe 22 të Rregullores Mësimore të UPT.
  6. Fakultetet duhet të bëjnë njoftimin e studentëve të interesuar për këtë sezon, nëpërmjet faqeve ueb të fakulteteve dhe/ose shpalljes në vende të dukshme të këtij sezoni special.
  7. Fakultetet marrin masa për tu dhënë kësaj kategorie studentësh, që eventualisht do të arrijnë të shlyejnë provimet, të mbrojnë tezën e diplomës apo të japin provimin përfundimtar, brenda sezonit të shpallur të mbrojtjes së diplomës.

REKTORI

Akademik Jorgaq KAÇANI


2015-09-25 04:52:58
 
Ndryshim në strukturën mësimore
DII-KONTROLLI I PARE I DIPLOMES, MARS 2024
DII-Mbrojtja e Diplomes dhe Praktikes, Mars 2024
Kriteret e aplikimit dhe nevojat për personel akademik me kohë të pjesshme në DET
Aplikim për të përfituar nga skema e kreditimit studentor
DII-MBROJTJA E PRAKTIKES DHE DIPLOMES,2024
Mbrojtja e praktikës mësimore dhe diplomës në DET, sezoni i dimrit
 

Bashkëpunime ndërkombëtare Shërbimet Copyright © 2010-2021 Universiteti Politeknik i Tiranës (UPT)
Fakulteti i Teknologjisë së Informacionit (FTI)
Sheshi Nënë Tereza 4, Tiranë
Telefon: +355.42.278159
Qendër Download Posta Elektronike Biblioteka