Njoftim: Aplikim online për përmirësimin e notave në Sesionin e Vjeshtës, viti akademik 2015-2016.
Njoftohen studentët, të cilët ndjekin studimet Bachelor, Master Profesional dhe Master Shkencor pranë Fakultetit të Teknologjisë së Informacionit, se mund të aplikojnë online www.fti.edu.al për përmirësimin e notave në Sesionin e Vjeshtës, viti akademik 2015-2016.
Studenti ka të drejtë të kërkojë përmirësimin e notës. Një veprim i tillë lejohet kur nota që kërkon të përmirësojë studenti është e një detyrimi të vitit që ai sapo ka mbyllur. Studenti ka të drejtë të përmirësojë deri në dy nota në vit.
Â
Në rast të paqartësive ose problemeve në regjistrim, ju lutem paraqituni pranë sekretarisë mësimore të  fakultetit.
Â
Afati përfundimtar i regjistrimeve është deri me datë 22.07.2016, ora 16:00.