Njoftim: Aplikime për Bursë Ekonomike nga studentët e vitit II dhe III-të - afati dorëzimit dokumentacionit 15 Dhjetor 2017

NJOFTIM


Njoftohen studentët e viteve të dyta e të treta të Fakultetit të Teknologjisë së Informacionit, të cilët janë të interesuar për të përfituar Bursë ekonomike, të paraqesin dokumentacionin e mëposhtëm.

 

DOKUMENTACIONI QË DUHET TË DORËZOHET NGA STUDENTËT E VITIT  II + III   PRANË DEGËS SË FINANCËS SË FAKULTETIT PËR TË MARRË BURSË

VITI  AKADEMIK 2017-2018

 

1.      Deklaratë e të ardhurave - (merret pranë Degës së Financës).

2.      Fotokopje të kartës së identitetit.

3.      Çertifikatë familjare.

4.      Vërtetimi i ndihmës ekonomike (nëse trajtohesh ose jo).

5.      Vërtetim page nga qendra e punës për prindërit (nëse janë në punë).

6.      Vërtetim nga shkollat për motra ose vëllezër, nëse janë në shkollë dhe mbi 18 vjeç, vërtetim nëse janë në punë apo jo.

7.      Vërtetim nga zyra e punës si punëkërkues ose i papunë, për të gjithë pjesëtarët e familjes që janë mbi 18 vjeç (nëse nuk janë në shkollë).

8.      Vërtetim nga Drejtoria e Sigurimeve Shoqërore për pagesë ose jo pensionesh të çfarëdo lloji, për të dy prindërit, pavarësisht moshës.

9.      Vërtetim nga Drejtoria e Tatim Taksave  për të gjithë anëtarët e familjes mbi 18 vjeç për aktivitet privat ose jo.

10.    Vërtetim nga Bashkia për tokë.

11.    Vërtetim nga KMACP për invaliditet fotokopje e noterizuar, librezë anëtarësimi invaliditeti.

 

Dokumentacioni të sillet në Degën e Financës deri me datë 15 Dhjetor  2017

 

Sqarojmë se studentët e viteve të para e përfitojnë bursën nga  njësitë bazë të Qeverisjes vendore

 

 

 

DEGA E FINANCËS                                               ADMINISTRATORI


2017-11-24 07:32:27
 
Hapet Thirrja për Mobilitete në kuadër të Erasmus+, në Universitetin Teknologjik të Compiegne, Francë
APLIKIM PËR TË PËRFITUAR MBËSHTETJE FINANCIARE
NJOFTIM - MBI PRANIMET NË STUDIMET E CIKLIT TË TRETË
Workshop në kuadër të projektit "Implementimi i teknikave të "Photogrammetry Stereo" për rindërtimin 3D të objekteve
NJOFTIMI PER STUDENTËT MASTER SHKENCOR/PROFESIONAL QË PËRFITOJNË REDUKTIM TË TARIFËS SË SHKOLLIMIT
PËRJASHTIMET NGA TARIFA E SHKOLLIMIT DHE PËRFITIMIN E BURSAVE
Rregjistrimet në Ciklin e Dytë të Studimeve, Master i Shkencave dhe Master Profesional
 

Bashkëpunime ndërkombëtare Shërbimet Copyright © 2010-2021 Universiteti Politeknik i Tiranës (UPT)
Fakulteti i Teknologjisë së Informacionit (FTI)
Sheshi Nënë Tereza 4, Tiranë
Telefon: +355.42.278159
Qendër Download Posta Elektronike Biblioteka