DII-Njoftim, Mbrojtja e Praktikave dhe Diplomave, Sezoni i Vjeshtes 2019-2020.

NJOFTIM

Në lidhje me kontrollet e Diplomave: 

 

  • Të gjithë studentët që nuk kanë ende një temë Diplome (pra nuk kanë konfirmuar udhëheqësin e Diplomës nga sezoni i verës ose më parë), duhet të kontaktojnë me pedagogët për të caktuar udhëheqësin dhe temën e Diplomës, të printojnë formularin përkatës për kontrollin e parë (dërguar me email) dhe ta dorëzojnë atë në Departament, salla 214 , më datë 16 Shtator 2020, ora 10:00 – 11:30 (Bachelor Inxhinieri Informatike) dhe 11:30 – 13:00 (Master Profesional dhe Master Shkencor Inxhinieri Informatike). 
    Në pamundësi të pranisë tuaj fizike, do të pranojmë formularin e firmosur elektronikisht nga Udhëheqësi ose konfirmim me email nga Udhëheqësi për listën e studentëve që ka në udhëheqje dhe temën përkatëse për cdo student.
  • Kontrolli i dytë do të realizohet direkt me udhëheqësin, duke caktuar së bashku një datë të përshtatshme kur do të bëhet verifikimi i ecurisë së punimit dhe miratimi i kalimit të kësaj faze. Vetëm studentët e miratuar nga udhëheqësi për kontrollin e dytë do të mundet të vijojnë me kontrollin e tretë në këtë sezon Diplomash. 
  • Kontrolli i tretë do të realizohet në datë 26 Tetor 2020. Punimi i diplomës duhet të jetë i përfunduar, sipas formatit të shpallur në faqen web të FTI (http://www.fti.edu.al/pages/122

 

Ne lidhje me Praktikat, studentët të cilët nuk kanë mundur të gjejnë një kompani apo Institucion për ta zhvilluar atë, duhet të përgatisin relacionin përkatës bazuar në pjesën praktike të punimit të Diplomës. Dorëzimi i relacionit do të kryhet së bashku me Diplomën në datë 26 Tetor. 


2020-09-14 08:04:41
 
Ceremonia e diplomimit
DET - KONTROLL DIPLOMA SEZONI VERË 2023-2024
Ndryshim në strukturën mësimore
DII-KONTROLLI I PARE I DIPLOMES, MARS 2024
DII-Mbrojtja e Diplomes dhe Praktikes, Mars 2024
Kriteret e aplikimit dhe nevojat për personel akademik me kohë të pjesshme në DET
Aplikim për të përfituar nga skema e kreditimit studentor
 

Bashkëpunime ndërkombëtare Shërbimet Copyright © 2010-2021 Universiteti Politeknik i Tiranës (UPT)
Fakulteti i Teknologjisë së Informacionit (FTI)
Sheshi Nënë Tereza 4, Tiranë
Telefon: +355.42.278159
Qendër Download Posta Elektronike Biblioteka