Bazuar në vendimin e Senatit Akademik të UPT mbi "Rishpërndarjen e kuotave dytësore të paplotësuara për vitin akademik 2020-2021", është rritur me 20 numri i kuotave në secilin program studimi të Ciklit të dytë të studimeve në Master Shkencor në Inxhinieri Informatike, Master Shkencor në Inxhinieri Telekomunikacioni dhe në Master Shkencor në Inxhinieri Elektronike.