ORGANIZIMI I SEZONIT TE PROVIMEVE TE DIMRIT 15 SHKURT -26 MARS 2021!

  • Sezoni i provimeve të dimrit, për të gjitha ciklet e studimit, për vitin akademik 2020-2021, do të jetë në periudhën 15 Shkurt 2021 deri më 26 Mars 2021. 

 

  • Provimet do të zhvillohen në auditor dhe online, sipas orarit të provimeve. Pedagogët të njoftojnë studentët për mënyrën e organizimit të provimit të lendës.

 

  • Studentët, të cilët, për shkak të situates aktuale të krijuar nga pandemia Covid- 19, nuk kanë mundësi të paraqiten në provime në sezonin e dimrit do të kenë mundësi të japin provimet në një sezon të ndërmjetëm, i cili do të organizohet në fillim të majit, pa ndërprerë procesin mësimor të semestrit të dytë. Organizimi i sezonit të ndërmjetëm të provimeve të posqyrohet në strukturën mësimore, të ndryshuar Struktura Mësimore.

 

  • Për shkak të vështirësive objektive që mund të kenë hasur një pjesë e studentëve për ndjekjen e rregullt të leksioneve dhe seminareve online, studentët nuk do të penalizohen për pjesëmarrje në provime në sezonin e dimrit.

 

  • Numri i studentëve në klasa është përcaktuar në funksion të kapaciteteve të tyre, duke respektuar distancën midis tyre jo më pak se dy metra, në përputhje me Rregulloren Anti-Covid të UPT.

 

  • Kohëzgjatja e një provimi në auditor, do të jetë  1 orë. Për cdo auditor është  parashikuar një periudhë kohore deri në 30 minuta midis dy provime të njëpasnjëshme, e nevojshme për ajrosje dhe higjenizim të auditorit.

 

  • Gjatë organizimit të provimeve dhe lëvizjes në mjediset e fakultetit, studentët dhe personeli akademik duhet të mbajnë maska.

 

  • FTI ka marre masat për zbatimin Rregullores Anti-Covid

2021-02-11 09:52:14
 
Hapet Thirrja për Mobilitete në kuadër të Erasmus+, në Universitetin Teknologjik të Compiegne, Francë
APLIKIM PËR TË PËRFITUAR MBËSHTETJE FINANCIARE
NJOFTIM - MBI PRANIMET NË STUDIMET E CIKLIT TË TRETË
Workshop në kuadër të projektit "Implementimi i teknikave të "Photogrammetry Stereo" për rindërtimin 3D të objekteve
NJOFTIMI PER STUDENTËT MASTER SHKENCOR/PROFESIONAL QË PËRFITOJNË REDUKTIM TË TARIFËS SË SHKOLLIMIT
PËRJASHTIMET NGA TARIFA E SHKOLLIMIT DHE PËRFITIMIN E BURSAVE
Rregjistrimet në Ciklin e Dytë të Studimeve, Master i Shkencave dhe Master Profesional
 

Bashkëpunime ndërkombëtare Shërbimet Copyright © 2010-2021 Universiteti Politeknik i Tiranës (UPT)
Fakulteti i Teknologjisë së Informacionit (FTI)
Sheshi Nënë Tereza 4, Tiranë
Telefon: +355.42.278159
Qendër Download Posta Elektronike Biblioteka