Mbi paktikat mësimore në vitin akademik 2020-2021

Studentët e programeve të studimit në FTI në të dy ciklet e studimit  kanë detyrim të zhvillojnë praktikë mësimore. Në Programet e Studimit Bachelor praktika është 4 kredite (80 orë). Në Programet e studimit Master i Shkencave praktika është 12 Kredite ( 240 orë ) dhe në

Master Profesional 4 kredite (80 orë).

Praktika zhvillohet në kompani dhe institucione sipas profilit të përgatitjes së studentit. Departamenti bën ndarjen e studentëve nëpër kompani dhe institucione pritëse, duke respektuar edhe kërkesat e tyre. Studentët kanë detyrimin e kryrjes 100% të orëve të praktikës. Studenti detyrohet të respektojë rregullat e institucionit pritës. Në përfundim  të praktikës, studenti përgatit një relacion për punën e kryer (20-25 faqe),  e cila vlerësohet nga komisioni i ngritur nga departamenti për këtë qëllim. Vlerësimi bëhet me notë.

 

Studentët e vitit të tretë  e ciklit të parë bachelor semestrin i dytë kanë 10 javë mësim (29 Mars -4 Qershor 2021) dhe 2 javë praktikë.

 

Për shkak të situatës së pandemisë,  kompanitë dhe institucionet me të cilat FTI bashkëpunon për zhvillimin e praktikave,  pranojnë një numër tëpër të kufizuar të studentëve për të zhvilluar praktikat në prezencë në ambientet e tyre. 

Referuar kësaj situate, si dhe detyrimit  për të përmbyllur praktikat në të dy ciklet e studimit, në FTI janë marrë masat  si më poshtë:

 

  • Shpërndarja e  studentëve për   praktikë do të bëhet nga departamentet sipas ofertave të kompanive  (numrit të studenteve që ato prranojnë ) dhe kërkesave të bëra nga studentët.
  • Studentëve ju është dhënë mundësia të zhvillojnë praktikën edhe gjatë vitit akademik, në rast se ata e kanë gjetur një kompani që i pranon,  por  duke ndjekuar sigurisht procedurën e zyrtarizimit të tyre në departamente.
  • Ju jepet mundësia studentëve  ta zhvillojnë praktikën në kompani apo institucione në qytetet ku ata jetojnë , duke ndjekuar sigurisht procedurën e zyrtarizimit të tyre në departamente.
  • Studentëve të punësuar në fushat e studimit të tyre, ju jepet mundësia të konsiderohet praktikë mësimore, gjithmone duke ndjekuar procedurën e zyrtarizimit të tyre në departamente.
  • Ju jepet mundësia studentëve të tjerë  të cilët nuk janë përfshire në asnjë nga rastet mësipër ta zhvillojnë praktikën si pjese e diplomës së tyre në bashkëpunim me udhëheqësin e diplomës, si  vazhdim   i fushës se diplomës, apo edhe si një punë   tjetër praktike .

 

Për procedurën e zyrtarizimit në departmente drejtohuni

Për DET     Prof.Asoc. Aleksandër Biberaj    abiberaj@fti.edu.al

Për DII       Dr. Enida Sheme                          esheme@fti.edu.al 

 

Njoftimet për data e dorëzimit të relacioneve të praktikave do të publikohen si gjithmonë në faqen zyrtare të FTI.


2021-05-25 14:20:02
 
Ndryshim në strukturën mësimore
DII-KONTROLLI I PARE I DIPLOMES, MARS 2024
DII-Mbrojtja e Diplomes dhe Praktikes, Mars 2024
Kriteret e aplikimit dhe nevojat për personel akademik me kohë të pjesshme në DET
Aplikim për të përfituar nga skema e kreditimit studentor
DII-MBROJTJA E PRAKTIKES DHE DIPLOMES,2024
Mbrojtja e praktikës mësimore dhe diplomës në DET, sezoni i dimrit
 

Bashkëpunime ndërkombëtare Shërbimet Copyright © 2010-2021 Universiteti Politeknik i Tiranës (UPT)
Fakulteti i Teknologjisë së Informacionit (FTI)
Sheshi Nënë Tereza 4, Tiranë
Telefon: +355.42.278159
Qendër Download Posta Elektronike Biblioteka