Njoftim për fituesit e fazës së dytë në Takultetin e Teknologjisë së Informacionit

 

 

NJOFTIM PËR FITUESIT E FAZËS SË DYTË NË FAKULTETIN e TEKNOLOGJISË së INFORMACIONIT (FTI)

 

DOKUMENTACIONI I KËRKUAR PËR REGJISTRIM NË SEKRETARINË MËSIMORE TË FTI

9 deri 13 Tetor 2012

Regjistrimet e fituesave të fazës së dytë në Fakultetin e Teknologjisë së Informacionit, do të bëhen pranë Sekretarisë Mësimore të FTI (kati i dytë-djathtas), kandidatët fitues sipas listave të shpallura për secilën degë, duhet të paraqiten sipas orareve të shpallura në vijim dhe me dokumentacionin e poshtëshënuar:

 

 

  1. Karta e identitetit, si dhe fotokopje e kartës së identitetit;
  2. Dy fotografi, format dokumenti, me veshje të pranueshme në kodin e etikës universitare;
  3. Mandatin e arkëtimit, konform Udhëzimit të MASH;
  4. Fotokopje e noterizuar e Çertifikatës së notave të Shkollës së Mesme;
  5. Fotokopje e noterizuar e Diplomës së Maturës Shtetërore.

 

 

Regjistrimet e fituesave të fazës së dytë në Fakultetin e Teknologjisë së Informacionit, do të bëhen pranë Sekretarisë Mësimore të FTI (kati i dytë-djathtas), sipas orareve të mëposhtme për secilën degë:

 

Inxhinieri Elektronike – 9 Tetor

I-A-Elektronikë, datë 9 Tetor, ora 9:00 deri 11:00

I-B-Elektronikë, datë 9 Tetor, ora 11:00 deri 13:00

I-C-Elektronikë, datë 9 Tetor, ora 14:00 deri 16:00

 

Inxhinieri Informatike – 10 Tetor

I-A-Informatikë, datë 10 Tetor, ora 9:00 deri 11:00

I-B- Informatikë, datë 10 Tetor, ora 11:00 deri 13:00

I-C- Informatikë, datë 10 Tetor, ora 14:00 deri 16:00

 

Inxhinieri Telekomunikacioni– 11 Tetor

I-A-Telekom, datë 11 Tetor, ora 9:00 deri 11:00

I-B- Telekom, datë 11 Tetor, ora 11:00 deri 13:00

 


Për çdo pyetje, parqartësi apo informacion shtesë në lidhje me proçesin e rregjistrimit në datat 9 deri 13 Tetor 2012, studentët duhet të kontaktojnë me Përgjegjësat e Departamenteve respektive dhe Zv. Dekanin e FTI.

 

2012-10-06 00:00:00
 
Ceremonia e diplomimit
DET - KONTROLL DIPLOMA SEZONI VERË 2023-2024
Ndryshim në strukturën mësimore
DII-KONTROLLI I PARE I DIPLOMES, MARS 2024
DII-Mbrojtja e Diplomes dhe Praktikes, Mars 2024
Kriteret e aplikimit dhe nevojat për personel akademik me kohë të pjesshme në DET
Aplikim për të përfituar nga skema e kreditimit studentor
 

Bashkëpunime ndërkombëtare Shërbimet Copyright © 2010-2021 Universiteti Politeknik i Tiranës (UPT)
Fakulteti i Teknologjisë së Informacionit (FTI)
Sheshi Nënë Tereza 4, Tiranë
Telefon: +355.42.278159
Qendër Download Posta Elektronike Biblioteka