Thirrje për pjesëmarrje në konkursin ndërkombëtar: "Sfida e madhe detare" në fushën e teknologjisë së robotëve dhe sistemeve të tjera

Hapet thirrja për pjesëmarrje në konkursin: ”Sfida e madhe detare” në fushën e teknologjisë së robotëve dhe sistemeve të tjera autonome, (Competition Spurs Robotics and AI Innovations for Maritime Challenges), që do të zhvillohet në Abu Dhabi, në vitin 2023.

Konkursi ka si qëllim rritjen e interesit teknologjik te kompanitë, institucionet, apo individët që në mjedise dinamike të pastrukturuara të punojnë robotë në mënyrë më autonome, duke ndërvepruar me njerëzit. Ky konkurs pritet të bëjë bashkë universitete, institucione kërkimore dhe novatorë individualë nga e gjithë bota, për të gjetur zgjidhje praktike për sfidat globale të sigurisë detare, peshkimit të paligjshëm, piraterisë, kontrabandës dhe trafikimit të qenieve njerëzore. Ky është eksperimenti i parë i këtij lloji dhe do të përfshijë një bashkëpunim heterogjen midis mjeteve ajrore pa pilot dhe mjeteve sipërfaqësore pa pilot, për të kryer detyra komplekse navigimi në një mjedis detar.

Informacion më të detajuar mbi konkursin e gjeni në link-un: 

https://www.dropbox.com/sh6o8c9xyqkngop8/AABAN&ThYkEJJYVqme9raDYa?dl=0


2022-02-23 18:57:32
 
Hapet Thirrja për Mobilitete në kuadër të Erasmus+, në Universitetin Teknologjik të Compiegne, Francë
APLIKIM PËR TË PËRFITUAR MBËSHTETJE FINANCIARE
NJOFTIM - MBI PRANIMET NË STUDIMET E CIKLIT TË TRETË
Workshop në kuadër të projektit "Implementimi i teknikave të "Photogrammetry Stereo" për rindërtimin 3D të objekteve
NJOFTIMI PER STUDENTËT MASTER SHKENCOR/PROFESIONAL QË PËRFITOJNË REDUKTIM TË TARIFËS SË SHKOLLIMIT
PËRJASHTIMET NGA TARIFA E SHKOLLIMIT DHE PËRFITIMIN E BURSAVE
Rregjistrimet në Ciklin e Dytë të Studimeve, Master i Shkencave dhe Master Profesional
 

Bashkëpunime ndërkombëtare Shërbimet Copyright © 2010-2021 Universiteti Politeknik i Tiranës (UPT)
Fakulteti i Teknologjisë së Informacionit (FTI)
Sheshi Nënë Tereza 4, Tiranë
Telefon: +355.42.278159
Qendër Download Posta Elektronike Biblioteka