Ceremonia e dhënies së diplomave Bachelor dhe Master i shkencave Nëntor 2012
Ceremonia e dhënies së diplomave Bachelor dhe Master i shkencave. Ceremonia do të zhvillohet në Nëntor 2012, me rastin e 100 vjetorit të Pavarësisë
Në javën e parë të muajit Nëntor 2012 do të zhvillohet ceremonia e dhënies së Diplomave Bachelor dhe Master i shkencave, për studentët e diplomuar në Shtator-Tetor 2012, në Fakultetin e Teknologjisë së Informacionit, Universiteti Politeknik i Tiranës, Godina e Korpusit Qendror.
Njoftohen studentët e interesuar të paraqiten tek zyra e Sekretarisë Mësimore dhe Kancelares së FTI, për të marrë informacionet e duhura.
Ceremonia do të zhvillohet nën kujdesin e Rektorit të UPT, Akademik Jorgaq Kacani.