Projekti "Programi i zhvillimit të stafit akademik"
Në kuadër të projektit “Programi i zhvillimit të personelit akademik” financuar nga Agjencia Universitare Frankofone (AUF), u mbajt seria e trajnimeve për stafin dhe studentët e Fakultetit të Teknologjisë së Informacionit nga trajnerja Aurora Birbilaj, konsulente për menaxhimin e projekteve dhe eksperte e fushës Dinamikë Sistemesh dhe Mendim Sistemi.
Trajnimet u zhvilluan në datat 18 Mars, 1 Prill dhe 6 Maj për stafin akademik dhe në datë 7 Prill për studentët.
Temat që u trajtuan gjatë këtyre trajnimeve ishin:
Bazat e Mendimit të Sistemit
Parimet e Manaxhimit të Projekteve
Eksplorimi i dinamikës së manaxhimit të projekteve në FTI, problematikat dhe mundësitë e të ardhmes
Aplikimet në projekte ndërkombëtare për studentët, kriteret dhe mundësitë
Në përfundim të trajnimeve u shpërndanë çertifikata për pjesëmarrësit e stafit akademik.
2022-05-26 07:42:47
Hapet Thirrja për Mobilitete në kuadër të Erasmus+, në Universitetin Teknologjik të Compiegne, Francë