Kontrolli i trete i diplomes dhe praktikat

Studentët e drejtimeve:

  • Bachelor në Inxhinieri Informatike
  • Master i Shkencave në Inxhinieri Informatike
  • Master Profesional në Inxhinieri Informatike

Njoftohen se:

Kontrolli i tretë (dhe përfundimtar) i diplomës dhe dorëzimi i praktikës do të zhvillohet më 8 Korrik 2022, ora 9:00.
Bachelor salla 211, Master salla 214.

Për kujtesë:

1. Studenti duhet të paraqesë diplomën e miratuar nga udhëheqësi (firmosur nga studenti dhe udhëheqësi) në format libër (me kapak kartoni, jo plastik) bazuar në formatin e faqosjes së publikuar në faqen web (http://www.fti.edu.al/pages/122);

Bashkëlidhur punimit një CD me të gjithë materialin e punimit;

Çertifikatë personale ose familjare (e marrë nga e-albania);

Vërtetim nga biblioteka shkencore e UPT që nuk ka detyrime të pa shlyera;

Vërtetim nga Financa e FTI-së;

 

2. Studenti duhet të paraqesë relacionin e praktikës (me kapak plastik), të firmosur nga vetë studenti, shoqëruar me vërtetimin nga eprori në kompaninë / Institucionin ku ka zhvilluar praktikën. Nqs ka ende studentë Masteri, që nuk e kanë zhvilluar praktikën në kompani për shkak të pandemisë, do të dorëzoni pjesën praktike të diplomës si relacion praktike vecmas.

 

* Dita e Hënë  datë  11 korrik  është  pushim për shkak se të  shtunën në 9 korrik është  festa e Kurban Bajramit.

 

Suksese!


2022-07-01 08:08:29
 
Ceremonia e diplomimit
DET - KONTROLL DIPLOMA SEZONI VERË 2023-2024
Ndryshim në strukturën mësimore
DII-KONTROLLI I PARE I DIPLOMES, MARS 2024
DII-Mbrojtja e Diplomes dhe Praktikes, Mars 2024
Kriteret e aplikimit dhe nevojat për personel akademik me kohë të pjesshme në DET
Aplikim për të përfituar nga skema e kreditimit studentor
 

Bashkëpunime ndërkombëtare Shërbimet Copyright © 2010-2021 Universiteti Politeknik i Tiranës (UPT)
Fakulteti i Teknologjisë së Informacionit (FTI)
Sheshi Nënë Tereza 4, Tiranë
Telefon: +355.42.278159
Qendër Download Posta Elektronike Biblioteka