DET-Kontrolli i tretë i diplomës dhe praktikës Vjeshte 2022

KONTROLLI I TRETË (përfundimtar) I DIPLOMËS, SEZONI I VJESHTËS 2021-2022

Dorëzimi i relacionit të praktikës

Departamenti i Elektronikës dhe Telekomunikacionit

NJOFTIM

Studentët e drejtimeve:

  • Bachelor në Inxhinieri Elektronike
  • Bachelor në Inxhinieri Telekomunikacioni
  • Master i Shkencave në Inxhinieri Elektronike
  • Master i Shkencave në Inxhinieri Telekomunikacioni
  • Master Profesional në Teknologji Informacioni

Kontrolli i tretë i diplomës do të zhvillohet më 26 Shtator 2022, ora 9:00, salla 304, FTI.

 

Çdo student për të realizuar kontrollin e tretë duhet:

  • Të ketë kryer kontrollin e parë dhe të dytë;
  • Studenti duhet të paraqes të miratuar nga udhëheqësi (firmosur nga studenti dhe udhëheqësi në origjinale, jo fotokopje apo e skanuar) të gjithë punimi e diplomës në format libër bazuar në formatin e faqosjes së publikuar në faqen web http://www.fti.edu.al/pages/122 me tre faqet e para të plotësuara me kompjuter;
  • Bashkëlidhur punimit një CD me të gjithë materialin e punimit;
  • Çertifikatë personale ose familjare (e marrë nga e-albania);
  • Vërtetim nga biblioteka shkencore e UPT që nuk ka detyrime të pa shlyera;
  • Ta dorëzojë materialin e firmosur (nga studenti dhe udhëheqësi) më datë 26 Shtator 2022 fizikisht në ambientet e fakultetit.

 

Shënim për rikujtesë në plotësimin korrekt të tre faqeve të para:

Tre faqet e para duhet të jenë të plotësuara në të gjitha pjesët e tyre vetëm me kompjuter (jo shkrim dore apo stilolaps). 

  • data e kontrollit të parë është 22 Korrik 2022, dhe kontrolli është zhvilluar nga udhëheqësi;
  • data e kontrollit të dytë është 09 Shtator 2022, dhe kontrolli është zhvilluar nga udhëheqësi;
  • data e kontrollit të tretë është 26 Shtator 2022, dhe kontrolli është zhvilluar nga Përgjegjësi i Departamentit.

 

Relacioni i praktikës

Studenti duhet të paraqesë relacionin e praktikës (me kapak plastik), të firmosur nga vetë studenti, shoqëruar me vërtetimin nga eprori në kompaninë / Institucionin ku ka zhvilluar praktikën.

Data e mbrojtjes se praktikës dhe diplomës do të njoftohet në njoftim të dytë në vijim.


2022-09-18 18:06:01
 
Ceremonia e diplomimit
DET - KONTROLL DIPLOMA SEZONI VERË 2023-2024
Ndryshim në strukturën mësimore
DII-KONTROLLI I PARE I DIPLOMES, MARS 2024
DII-Mbrojtja e Diplomes dhe Praktikes, Mars 2024
Kriteret e aplikimit dhe nevojat për personel akademik me kohë të pjesshme në DET
Aplikim për të përfituar nga skema e kreditimit studentor
 

Bashkëpunime ndërkombëtare Shërbimet Copyright © 2010-2021 Universiteti Politeknik i Tiranës (UPT)
Fakulteti i Teknologjisë së Informacionit (FTI)
Sheshi Nënë Tereza 4, Tiranë
Telefon: +355.42.278159
Qendër Download Posta Elektronike Biblioteka