HAPET THIRRJA PËR MOBILITETE STUDENTËSH NË UNIVERSITETIN E RUSE NE BULLGARI

 Hapet Thirrja për Mobilitete (Bursa) Studentësh të UPT-së në kuadër të Marrëveshjes Erasmus+, në Universitetin e Ruse në Bullgari

                                  

Në kuadër të programit Erasmus + dhe marrëveshjes KA1 biletarale, është hapur thirrja për aplikime për bursa për mobilitete për studentët nga Universiteti Politeknik i Tiranës (UPT), Fakulteti i Teknologjisë së Informacionit në Universitetin e Ruse, në Bullgari.

Nivelet e mobilitetit për studentët:

Bachelor (studentët duhet të jenë të regjistruar në programin e studimit Bachelor në Inxhinieri Informatike, Bachelor në Inxhinieri Elektronike ose Bachelor në Inxhinieri Telekomunikacioni, në Fakultetin e Teknologjisë së Informacionit, Universiteti Politeknik i Tiranës).

Master i Shkencave (studentët duhet të jenë të regjistruar në programin e studimit Master i Shkencave në Inxhinieri Informatike, Inxhinieri Elektronike, Inxhinieri Telekomunikacioni, në Fakultetin e Teknologjisë së Informacionit, Universiteti Politeknik i Tiranës).

Kohëzagjatja e bursave:  Numri i total i bursave/mobiliteteve në dispozicion për këtë thirrje, për nivelin Bachelor dhe Master i Shkencave së bashku është: 2 mobilitete (studente), 4 muaj cdo mobilitet (semestri i dyte i vitit akademik 2022-2023).

 

Dokumentat e nevojshme për aplikim për studentët Bachelor/Master i Shkencave:

 

  • CV;
  • Kopje e Pasaportës;
  • Listë notash të studimeve Bachelor/Master deri në momentin e aplikimit;
  • Certifikatë e gjuhës angleze;
  • Deklarata e kandidatit për përfshirje në mobilitete Erasmus+ të mëparshme (bashkangjitur këtu);
  • Application Form (bashkangjitur këtu);
  • Learning Agreement (bashkangjitur këtu) i plotësuar (pasi të shpalleni fitues)*.

 

*Learning Agreement është një kontratë midis universitetit të origjinës dhe aplikantit dhe shërben për të përcaktuar lëndët që do të zhvilloni në universitetin pritës. Në bashkëpunim me koordinatorit të Departamentit  ku studioni, përcaktohen lëndët dhe kreditet që do të merrni në universitetin pritës. Lëndët e ofruara në Anglisht nga Universiteti i Ruse i gjeni bashkangjitur këtu.

KUJDES: Ju duhet të përzgjidhni të kryeni në Universitetin e Ruse lëndë të njëjta ose ekuivalente me ato që do të kryenit në semestrin përkatës në fakultetin tuaj, kjo për arsye që lëndët dhe kreditet t’ju njihen kur të ktheheni. Nëse lëndët e përzgjedhura ndryshojnë nga ata që do të zhvillonit në fakultetin tuaj semestrin përkatës, atëherë kur të ktheheni ju duhet të zhvilloni lëndët që nuk përshtaten në programin tuaj te studimit.

 

 _____________________________________________________________________________________ Dokumenti ‘‘Learning Agreement’’ firmoset nga aplikanti, nga përgjegjësi i departamentit që ofron pragramin e studimit, dhe nga Zv/Rektori i UPT-së për Anën Shkencore dhe Marrëdhëniet me Jashtë.

Afati për aplikim për studentët e FTI-së: 22 Nëntor 2022.

Dokumentat e cituara më sipër duhet të dorëzohen në hard copy tek sekretaria e Dekanit në Fakultetin e Teknologjisë së Informacionit të firmosura dhe të dergohen elektronikisht në adresën e email: smaraj@fti.edu.al


2022-11-08 04:19:05
 
Ceremonia e diplomimit
DET - KONTROLL DIPLOMA SEZONI VERË 2023-2024
Ndryshim në strukturën mësimore
DII-KONTROLLI I PARE I DIPLOMES, MARS 2024
DII-Mbrojtja e Diplomes dhe Praktikes, Mars 2024
Kriteret e aplikimit dhe nevojat për personel akademik me kohë të pjesshme në DET
Aplikim për të përfituar nga skema e kreditimit studentor
 

Bashkëpunime ndërkombëtare Shërbimet Copyright © 2010-2021 Universiteti Politeknik i Tiranës (UPT)
Fakulteti i Teknologjisë së Informacionit (FTI)
Sheshi Nënë Tereza 4, Tiranë
Telefon: +355.42.278159
Qendër Download Posta Elektronike Biblioteka