Konkursi Ndërkombëtar i Robotëve

Ministria e Arsimit e Republikës së Turqisë, në datat 08–11 mars 2023, në Kompleksin Sportiv “Naim Sűlejmanoğlu”, në Bursa, do të organizojë me nxënës dhe studentë Konkursin e 15-të Ndërkombëtar të Robotëve MEB. 

Konkursi do të zhvillohet në 14 degë: Krahu i robotëve industrialë; ndjekësi i linjës, niveli bazë; ndjekësi i linjës, niveli i avancuar; ndjekësi i shpejtë i linjës; mjeti ajror pa pilot; mini sumo; dizenjo-ndërto; mbledhës vezësh; mjeshtri i labirintit; robot tozkoparan, niveli bazë; si dhe projekte me temë të lirë. 

Shpenzimet për pjesëmarrësit në konkurim (dy studentë dhe një profesor ose drejtues) do të përballohen nga pala turke. 

Informacion me te detajuar mund te merrni ne link: http://robot.meb.gov.tr

Studentet kandidate duhet te paraqesin prane Drejtorise se Komunikimit dhe Koordinimit prane Rektoratit te UPT brenda dates 26 Janar 2023, kerkesen per pjesemarrje se bashku me dokumentacionin e meposhtem: 
  1. Vertetim studenti 
  2. Projekti/ punimi i shoqeruar dhe me aprovimin e profesorit apo drejtuesit te projektit/punimit. 

Aplikimi i studentëve në linkun e dërguar nga Zyra e Koordinimit të Agjencisë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim do të bëhet pas përzgjedhjes së tyre nga Komisioni i Vlerësimit në UPT. 

Bashkëlidhur kërkesa e Zyrës së Koordinimit të Agjencisë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim, Tiranë. 

 

2023-01-19 09:10:47
 
DII - MBROJTJA E PRAKTIKAVE DHE DIPLOMAVE MARS 2023
DET - Mbrojtje praktike dhe diplome, sezoni Dimer 2023
DII-Kontrolli i trete i Diplomes dhe Praktikës sezoni i pranverës.
Struktura mësimore e ndryshuar për semestrin e dytë
Ceremonia e diplomimit në FTI
Aplikimi për Double Diploma në FTI!
 

Bashkëpunime ndërkombëtare Shërbimet Copyright © 2010-2021 Universiteti Politeknik i Tiranës (UPT)
Fakulteti i Teknologjisë së Informacionit (FTI)
Sheshi Nënë Tereza 4, Tiranë
Telefon: +355.42.278159
Qendër Download Posta Elektronike Biblioteka