Urdhër mbi organizimin e sesionit shtesë të Majit 2013

U R DH Ë R

 

Nr. 4, Datë 16.04.2013

 

“Organizimi i sesionit shtesë të Majit 2013, në  Fakultetin e  Teknologjisë së Informacionit”

 

Në vijim të shkresës së Rektorit Nr. 437/1 Prot., datë 11.04.2013 “Mbi hapjen e një sesioni shtesë provimesh në muajin Maj 2013”, sidhe në zbatim të Rregullores Mësimore të UPT, neni 21, Dekani i FTI urdhëron strukturat e fakultetit për sa më poshtë:

 

1. Zv. Dekani:

Të shpallë datat, sallat dhe orarin e zhvillimit të provimeve gjatë sesionin të majit 2013, në bashkëpunim me departamentet përkatëse që zhvillojnë mësim pranë FTI, deri më 22 Prill 2013.

 

 

2. Përgjegjësat e departamenteve:

1. Të sjellin komisionet e provimeve deri më 24 Prill.

2. Të njoftojnë pedagogët për respektimin e afateve si më poshtë:

    - Të tërheqin procesverbalet e detyrimeve më 25 Prill.

    - Të shpallin afatin e dorëzimit të detyrimeve 22 deri 26 Prill.

    - Të dorëzojnë Procesverbalet e detyrimeve deri më 29 Prill.

    - Të dorëzojnë fletët e provimeve deri tre ditë pas zhvillimit të provimit.

 

 

3. Sekretaria mësimore:

1. Të pregatisë Procesverbalet e detyrimeve, deri më 24 Prill.

2. Të konfirmojë hedhjen e të dhënave të Procesverbaleve të detyrimeve në sistem deri më 2 Maj.

3. Fletët e provimeve të pregatiten, sipas datave të shpallura një ditë para provimit, si dhe ti dorëzohen me firmë Kryetarit të komisionit të provimit.

4. Të konfirmojë hedhjen e të dhënave të Fletëve të provimit të sesionit të majit 2013 në sistem, deri më 31 Maj.

5. Të plotësojë Regjistrin e notave për sesionin e majit 2013 deri më 10 Qershor.

 

 

4. Kancelarja: Të rregullojë sallat dhe të merren masa për pastrimin rregullisht të sallës së leksioneve B(-2) dhe sallës 503, gjatë sesionit të provimeve.

 

 

Ngarkohet Zv. Dekani i FTI për ndjekjen e këtij urdhëri.

Ky urdhër hyn në fuqi menjëherë.                

 

 

                                                                                                            D E K A N I   

                                                                                                                                  Prof.Rozeta Miho Mitrushi

 


2013-04-23 14:47:47
 
Ceremonia e diplomimit
DET - KONTROLL DIPLOMA SEZONI VERË 2023-2024
Ndryshim në strukturën mësimore
DII-KONTROLLI I PARE I DIPLOMES, MARS 2024
DII-Mbrojtja e Diplomes dhe Praktikes, Mars 2024
Kriteret e aplikimit dhe nevojat për personel akademik me kohë të pjesshme në DET
Aplikim për të përfituar nga skema e kreditimit studentor
 

Bashkëpunime ndërkombëtare Shërbimet Copyright © 2010-2021 Universiteti Politeknik i Tiranës (UPT)
Fakulteti i Teknologjisë së Informacionit (FTI)
Sheshi Nënë Tereza 4, Tiranë
Telefon: +355.42.278159
Qendër Download Posta Elektronike Biblioteka