Aplikimet në ciklin e dytë të studimeve ne DII, viti akademik 2013 - 2014

NJOFTIM

 

Për aplikimet në ciklin e dytë të studimeve, viti akademik 2013 - 2014

 

  • Master i Shkencave në Inxhinieri Informatike
  • Master Profesional në Inxhinieri Informatike

 

Njoftohen kandidatët se aplikimet për masterat e sipërshënuar bëhen pranë Departamentit të Inxhinierise Informatike, Zyra e Përgjegjësit të Departamentit, kati i dytë, djathtas (FTI), në datat:

 

25, 26, 27, 30 Shtator 2013; si dhe 1, 2 dhe 3 Tetor 2013; ora 09:00 deri në orën 14:00.

 

 

Kandidati duhet të paraqitet personalisht dhe të dorëzojë dokumentacionin e mëposhtëm:

 

  1. Kërkesë për aplikim dhe Deklaratë e kandidatit që vërteton se nuk ndjek ndonjë program tjetër studimi të ciklit të dytë, “Master Profesional” dhe “Master Shkencor”, në Institucionet e Arsimit të Lartë.
  2. Fotokopje të noterizuar të diplomës së ciklit të parë të studimeve të shoqëruar me listën origjinale të notave.
  3. Dokument identifikimi (kartë identiteti ose pasaportë) dhe fotokopje të tyre. Në dosje të mbahet fotokopja e kartës së identitetit ose e pasaportës.
  4. Mandat arkëtimi i tarifës së regjistrimit prej 2.500 lekë, paguar në Postën Shqiptare.

 

 

Shënim: Studentët e FTI, që janë në proces diplomimi në Tetor 2013, të paraqiten për aplikim, vetëm pas mbrojtjes së diplomës, në datat 2 dhe 3 Tetor. Vetëm për këta studentë nuk do të dorëzohet dokumentacioni i pikës 2.

 

 

 

DEKANI


2013-09-24 15:49:37
 
Ceremonia e diplomimit
DET - KONTROLL DIPLOMA SEZONI VERË 2023-2024
Ndryshim në strukturën mësimore
DII-KONTROLLI I PARE I DIPLOMES, MARS 2024
DII-Mbrojtja e Diplomes dhe Praktikes, Mars 2024
Kriteret e aplikimit dhe nevojat për personel akademik me kohë të pjesshme në DET
Aplikim për të përfituar nga skema e kreditimit studentor
 

Bashkëpunime ndërkombëtare Shërbimet Copyright © 2010-2021 Universiteti Politeknik i Tiranës (UPT)
Fakulteti i Teknologjisë së Informacionit (FTI)
Sheshi Nënë Tereza 4, Tiranë
Telefon: +355.42.278159
Qendër Download Posta Elektronike Biblioteka