Kriteret e pranimit Master i Shkencave në Inxhinieri Telekomunikacioni viti akademik 2013 - 2014

Kriteret e pranimit dhe përzgjedhjes së kandidatëve në ciklin e dytë të studimeve, Master i Shkencave në Inxhinieri Telekomunikacioni viti akademik 2013 - 2014

 

 

  • Diplomë e nivelit të parë Bachelor në Inxhinieri Telekomunikacioni me notë mesatare të ponderuar  7.00.

 

  • Shqyrtohen paraprakisht, sipas kërkesave, si dhe renditen sipas mesatares së ponderuar të diplomës Bachelor, kandidatët që kanë diplomë Bachelor në Inxhinieri Telekomunikacioni, me notë mesatare të ponderuar  7.00, të fituar pranë DET - FTI, UPT.

 

  • Pas shqyrtimit të të gjitha kërkesave nga kandidatët që kanë diplomë Bachelor në Inxhinieri Telekomunikacioni, të fituar pranë FTI, UPT, në se ka akoma kuota të lira, shqyrtohen në vijim, sipas kërkesave dhe të renditur sipas mesatares së ponderuar të diplomës Bachelor ( 7.00), kandidatët që kanë diplomë Bachelor në Inxhinieri Elektronike dhe në vijim diplomë Bachelor në Inxhinieri Informatike, të fituar pranë FTI, UPT.

 

  • Pas plotësimit me kandidatët e mësipërm, në se ka akoma kuota të lira, regjistrohen në vijim studentët sipas diplomës Bachelor të fituar në UPT, me notë mesatare të ponderuar  8.00. Numri maksimal i krediteve të paekuivalentuara, me programin e studimit Bachelor në Inxhinieri Telekomunikacioni duhet të jetë  30 kredite. Ekuivalenca bëhet nga komisionet përkatës Ad Hoc të ngritur me vendim të Këshillit të FTI. Nqs kandidati klasifikohet si fitues, duhet të plotësojë kreditet.

 

  • Pas plotësimit të mësipërm, në se ka akoma kuota të lira, regjistrohen në vijim kandidatët sipas diplomës Bachelor të fituar jashtë UPT, me notë mesatare të ponderuar  8.00 dhe pikë nga Matura Shtetërore sa minimumi i pikëve të pranimit në FTI, në vitin përkatës. Numri maksimal i krediteve të paekuivalentuara, me programin e studimit Bachelor në Inxhinieri Telekomunikacioni duhet të jetë  30 kredite. Ekuivalenca bëhet nga komisionet përkatës Ad Hoc të ngritur me vendim të Këshillit të FTI. Nqs kandidati klasifikohet si kandidat fitues, duhet të plotësojë kreditet.

 

 

 

KESHILLI I FTI


2013-09-24 16:15:08
 
Ndryshim në strukturën mësimore
DII-KONTROLLI I PARE I DIPLOMES, MARS 2024
DII-Mbrojtja e Diplomes dhe Praktikes, Mars 2024
Kriteret e aplikimit dhe nevojat për personel akademik me kohë të pjesshme në DET
Aplikim për të përfituar nga skema e kreditimit studentor
DII-MBROJTJA E PRAKTIKES DHE DIPLOMES,2024
Mbrojtja e praktikës mësimore dhe diplomës në DET, sezoni i dimrit
 

Bashkëpunime ndërkombëtare Shërbimet Copyright © 2010-2021 Universiteti Politeknik i Tiranës (UPT)
Fakulteti i Teknologjisë së Informacionit (FTI)
Sheshi Nënë Tereza 4, Tiranë
Telefon: +355.42.278159
Qendër Download Posta Elektronike Biblioteka