Kriteret e pranimit Master Profesional në Inxhinieri Informatike viti akademik 2013 - 2014

Kriteret e pranimit dhe përzgjedhjes së kandidatëve në ciklin e dytë të studimeve, Master Profesional në Inxhinieri Informatike viti akademik 2013 - 2014

 

  • Diplomë e nivelit të parë Bachelor në Inxhinieri Informatike

 

  • Shqyrtohen fillimisht, sipas kërkesave dhe të renditur sipas mesatares së ponderuar të diplomës Bachelor, kandidatët që kanë diplomë Bachelor në Inxhinieri Informatike të fituar pranë DII - FTI, UPT.

 

  • Pas pranimit të të gjitha kërkesave nga kandidatët që kanë diplomë Bachelor në Inxhinieri Informatike, të fituar pranë FTI, UPT, në se ka akoma kuota të lira, shqyrtohen në vijim, sipas kërkesave dhe të renditur sipas mesatares së ponderuar të diplomës Bachelor, kandidatët që kanë diplomë Bachelor në Inxhinieri Elektronike ose Inxhinieri Telekomunikacioni, të fituar pranë FTI, UPT.

 

  • Pas plotësimit të kandidatëve të mësipërm, në se ka akoma kuota të lira, regjistrohen në vijim kandidatët sipas diplomës Bachelor të fituar në UPT, me notë mesatare të ponderuar ≥ 7.00. Numri maksimal i krediteve të paekuivalentuara, me programin e studimit Bachelor në Inxhinieri Informatike duhet të jetë ≤ 30 kredite. Ekuivalenca bëhet nga komisionet përkatës Ad Hoc të ngritur me vendim të Këshillit të FTI. Nqs kandidati klasifikohet si kandidat fitues, duhet të plotësojë kreditet.

 

  • Pas plotësimit të mësipërm, në se ka akoma kuota të lira, regjistrohen në vijim kandidatët sipas diplomës Bachelor të fituar jashtë UPT, me notë mesatare të ponderuar ≥ 8.00 dhe pikë nga Matura Shtetërore sa minimumi i pikëve të pranimit në FTI, në vitin përkatës. Numri maksimal i krediteve të paekuivalentuara, me programin e studimit Bachelor në Inxhinieri Informatike duhet të jetë ≤ 30 kredite. Ekuivalenca bëhet nga komisionet përkatës Ad Hoc të ngritur me vendim të Këshillit të FTI. Nqs kandidati klasifikohet si kandidat fitues, duhet të plotësojë kreditet.

 

 

 

 

KESHILLI I FTI


2013-09-24 17:25:13
 
DET - Kontroll diploma sezoni dimër
Konkursi Ndërkombëtar i Robotëve
Pagesa e Tarifës vjetore të Studimit
Financimi i studentëve të shkëlqyer dhe atyre që ndjekin programe studimi që përbëjnë prioritet kombëtar
Njoftim për studentet Master i Shkencave që përfitojnë reduktim të tarifës së shkollimit për vitin akademik 2022-2023
Njoftim për studentet e Ciklit të Parë Bachelor për përjashtimet nga tarifa e shkollimit dhe përfitim burse për vitin akademik 2022-2023
HAPET THIRRJA PËR MOBILITETE STUDENTËSH NË UNIVERSITETIN E RUSE NE BULLGARI
 

Bashkëpunime ndërkombëtare Shërbimet Copyright © 2010-2021 Universiteti Politeknik i Tiranës (UPT)
Fakulteti i Teknologjisë së Informacionit (FTI)
Sheshi Nënë Tereza 4, Tiranë
Telefon: +355.42.278159
Qendër Download Posta Elektronike Biblioteka