Organizimi i sesionit shtesë të Majit 2014

Organizimi i sesionit shtesë të Majit 2014, në Fakultetin e Teknologjisë së Informacionit

 

Në vijim të shkresës së Rektorit Nr. 478 Prot., datë 21.04.2014 “Mbi hapjen e një sesioni shtesë provimesh në muajin Maj 2014”, si dhe në zbatim të Rregullores Mësimore të UPT, neni 21, njoftohen studentët e FTI për sa më poshtë:

 

1. Regjistrimi on line:

 

Regjistrimi për provimet e sesionit shtesë të majit 2014 do të bëhet me regjistrim elektronik (on line), në datat 1 Maj deri 4 Maj 2014 (afati i fundit ora 16:00, e datës 4 Maj 2014).

 

Për detaje të mëtejshme lidhur me procedurat e regjistrimit, studentët t’u drejtohen departamenteve përkatëse, si dhe Zv.Dekanit të FTI.

 

 

2. Dorëzimi i detyrimeve:

 

Të realizohet dorëzimi i detyrimeve në datat 28 deri 30 Prill 2014, sipas kalendarit të shpallur nga pedagogët e lëndëve.

 

 

3. Zhvillimi i provimeve:

 

Provimet do të zhvillohen sipas datave të shpallura, në sallën dhe orën e caktuar, pa cënuar procesin mësimor.


2014-04-29 02:54:46
 
Hapet Thirrja për Mobilitete në kuadër të Erasmus+, në Universitetin Teknologjik të Compiegne, Francë
APLIKIM PËR TË PËRFITUAR MBËSHTETJE FINANCIARE
NJOFTIM - MBI PRANIMET NË STUDIMET E CIKLIT TË TRETË
Workshop në kuadër të projektit "Implementimi i teknikave të "Photogrammetry Stereo" për rindërtimin 3D të objekteve
NJOFTIMI PER STUDENTËT MASTER SHKENCOR/PROFESIONAL QË PËRFITOJNË REDUKTIM TË TARIFËS SË SHKOLLIMIT
PËRJASHTIMET NGA TARIFA E SHKOLLIMIT DHE PËRFITIMIN E BURSAVE
Rregjistrimet në Ciklin e Dytë të Studimeve, Master i Shkencave dhe Master Profesional
 

Bashkëpunime ndërkombëtare Shërbimet Copyright © 2010-2021 Universiteti Politeknik i Tiranës (UPT)
Fakulteti i Teknologjisë së Informacionit (FTI)
Sheshi Nënë Tereza 4, Tiranë
Telefon: +355.42.278159
Qendër Download Posta Elektronike Biblioteka