MENAXHIMI I PROJEKTEVE

MENAXHIMI I PROJEKTEVE

 

Kodi i lëndës

Semestri

Kreditet e lëndës

Kredite

Leksione

Ushtrime/

Seminare

Laboratore

Detyra

 

I

2

1

-

1

4

 

Titullari i lëndës: Aleksandër Biberaj, Prof. As.

 

Objektivat e lëndës

 

 

Ky kurs synon të përgatisë studentët në mënyrë që ata të jenë të aftë të  drejtojnë, organizojnë dhe menaxhojnë projekte të ndryshme duke filluar nga faza e përzgjedhjes deri tek faza e përfundimit të projektit. Lënda ofron njohuri për natyrën dhe përmbajtjen e manaxhimit të projektit, strukturat e organizimit per manaxhimin e projektit, vlerësimin e kostos dhe buxhetit, manaxhimin i riskut.

 

Programi i lëndës

Natyra dhe përmbajtja e manaxhimit të projektit. Përcaktimi  i “projektit” dhe cikli i jetës. Projekti si një proces ndryshimi. Kuptimi i manaxhimit të projektit. Lidhja ndërmjet projektit dhe manaxhimit funksional. Lidhja e manaxherit të projektit dhe manaxherit funksional. Drejtimi strategjik dhe zgjedhja e projektit. Projektet dhe plani strategjik. Procesi i manaxhimit strategjik. Zgjedhja e projektit dhe kriteret e zgjedhjes.Tipet e modeleve të zgjedhjes së projektit. Informacioni bazë që përdoret për zgjedhjen. Proçesi i portofolit të projekteve. Propozimet e projektit. Strukturat e organizimit per manaxhimin e projektit. Organizimi i projekteve brenda organizimit funksional. Organizimi i projekteve me grupe të dedikuara apo projekt. Organizimi i projekteve në formën matrice. Zgjedhja e struktures së duhur të manaxhimit të projektit. Strukturimi i kompanive të vogla. Zyra e manaxhimit të projektit.Manaxheri i projektit. Manaxhimi i projektit dhe manaxheri funksional. Kërkesat speciale për manaxherin e projektit. Aftësitë e manaxherit të projektit. Delegimi. Manaxhimi i ndryshimit. Planifikimi i projektit. Koordinimi fillestar i projektit. Elementet e planit te projektit. Struktura e zberthimit te punes dhe grafikët e përgjegjësisë lineare. Skedulimi i projektit. Teknikat rrjet PERT dhe CPM. Riplanifikimi i rrjetit. Vleresimi i kohës së aktivitetit. Planifikimi i PERT/CPM. Problemet e PERT/CPM. Modelet Alternative PERT/CPM.Konfliktet dhe negocimi. Objektivat. Ambienti i konfliktit. Zgjidhja e konfliktit. Mënyrat e zgjidhjes së konfliktit. Kërkesat dhe parimet e negocimit. Konflikti dhe cikli i jetës së projektit. Skedulimi i burimit. Skedulimi i burimit dhe llojet e kushtëzimeve. Skedulimi i burimeve për të rritur shkallën e përdorimit. Skedulimi i burimit te kushtezuar. Skedulimi dhe alokimi i burimit për shumë projekte. Përfitimet e skedulimit të burimit. Analiza e kompromiseve në projekt. Metodologjia e analizës së kompromiseve. Kontratat: Influenca e tyre në projekte. Vlerësimi i kostos dhe buxheti. Vlerësimi i buxhetit të projektit. Fazimi i buxhetit në kohë.Metodat e vlerësimit të kostos. Përmirësimi i procesit të vlerësimit të kostos. Kontratat dhe prokurimi. Prokurimi. Periudha e përcaktimit të nevojës. Periudha e kërkesës. Periudha e ofertës. Periudha e dhënies së kontratës. Llojet e kontratave. Kontratat me stimuj. Cikli i administrimit të kontratës. Monitorimi dhe kontrolli i projektit. Cikli planifikim-monitorim-kontroll. Informacioni që nevojitet dhe procesi i raportimit. Procesi i kontrollit të projektit. Monitorimi i performancës së kohës. Sistemi i vlerës së arritur. Metodat e analizës së ndryshimit. Indekset. Parashikimi i kostos finale të projektit. Probleme të tjera të kontrollit. Manaxhimi i riskut. Procesi i manaxhimit të riskut. Identifikimi i burimeve të riskut. Analiza dhe vlerësimi i riskut. Përgjigjja ndaj risqeve. Kontrolli i riskut. Grupi i projektit. Ndërtimi i grupit të projektit dhe efektiviteti.Grupi efektiv i projektit. Rekrutimi i anëtarëve të grupit të projektit. Manaxhimi i takimeve për projektin. Manaxhimi i procesit të marrjes së vendimeve. Zgjidhja e problemit. Vlerësimi dhe përfundimi i projektit.Qëllimet e vlerësimit. Auditimi i projektit. Përpilimi dhe përdorimi i raportit të auditimit. Cikli i jetës së auditimit të projektit. Kushtet kryesore për vlerësimin/auditimin. Matja. Mbyllja e projektit. Raporti final.

 

Literatura e rekomanduar për lëndën

 

 

Menaxhim projektesh, Botim i Fakultetit Ekonomik të Universiteti të Tiranës.

 

 

 

 

<<< kthehu pas<<<

 

Bashkëpunime ndërkombëtare Shërbimet Copyright © 2010-2021 Universiteti Politeknik i Tiranës (UPT)
Fakulteti i Teknologjisë së Informacionit (FTI)
Sheshi Nënë Tereza 4, Tiranë
Telefon: +355.42.278159
Qendër Download Posta Elektronike Biblioteka