ARKITEKTURA E SISTEMEVE TË KOMANDIMIT

ARKITEKTURA E SISTEMEVE  TË KOMANDIMIT

 

Kodi i lëndës

Semestri

Kreditet e lëndës

Kredite

Leksione

Ushtrime/

Seminare

Laboratore

Detyra/ Praktika

 

II

4

2

1

1

8

 

Titullari i lëndës: Ilir Shinko, Msc.

 

Objektivat e lëndës

 

 

Kursi synon të japë një përmbledhje të karakteristikave të sistemeve të kontrollit, me fokus të veçantë në ato me mikroprocesor, Embedded si dhe të sistemeve me PLC. Kursi gjithashtu ka për qëllim të japë informacion bazë dhe një minimum aftësish praktike në fushën e nivelit të ulët të programimit. Kursi ka për qëllim të ofrojnë njohuri të arkitekturës kompjuterike dhe konceptet elementare në lidhje me sistemet e integruara. Në fund të lëndës studentët do të kenë zhvilluar aftësinë për të shkruar programet në gjuhë të niveli të ulët (assembler), për të trajtuar sistemet me disa periferike e thjeshtë. Në këtë lëndë do të trajtohen gjithashtu edhe Automatët e Programueshëm (PLC) dhe sistemet Mbikëqyrës (SCADA) si dhe informatika industriale, pra gjuhët e programimit PLC: diagram shkallë,  bllok funksion, lista instruksioneve etj.

 

Programi i lëndës

 

 

Hyrje në sistemet e kontrollit. Shtrimi i problemit. Vecori të sistemeve me mikroprocesor dhe Mikrokontroller. Evolimi i tyre. Vendodhjet në memorie dhe operacionet me të. Mënyrat e Adresimit, tipet e instruksioneve. Ndërtimi i CPU-së. Regjistrat, Datapath-i, njësia e kontrollit.

Dekodimi i adresave dhe fjalëve të kontrollit. Tipet e memorjeve. Organizimi dhe hierarkia e tyre. Ndërtimi i nje qelize. Evolimi i memorjeve ROM. Konfigurimi i sistemit, pjesët përbërëse të tij. Portat e hyrjes dhe të daljes.Interraptet, DMA, Bus-et e sistemit. Programimi në mikrokompjuter. Mikrokontrollerat, karakteristikat e tyre. Vecoria e tyre kundrejt mikroprocesorëve. Përdorimi dhe ndërtimi i një mikrokontrolleri. Kartat perbërëse të sistemit të komandimit digital. CPU, portat I/O diskrete. Ndërfaqja e portave I/O me procesin diskret, mbrojtja nga zhurmat. Komunikimi me sensorët dhe ekzekutuesit analog.Kartat A/N vecoritë dhe implementimi i tyre. Kartat N/A, vecoritë dhe implementimi i tyre. Shembuj të sistemeve Embedded. Komunikimi i PLC-ve dhe automatizimi. Kontrolli i shpërndarë. Standartet e rrjetit ISO, IEEE dhe MAP Rrjetat prioritare PLC, topologjite e tyre. CIM- Integrim i plote Disa shembuj aplikativë. Analizimi i një sistemi të integruar kontrolli.

 

 

Literatura e rekomanduar për lëndën

 

 

K. Veisllari, Arkitektura e Kompjuterave të komandimit, 2006, Shblu, ISBN- 99927-0-407-1;

 

M. Abd-El Barr  H. El-Rewini, Fundamentals of Computer Organization and Architecture

2005, JohnWiley&Sons, ISBN-13: 978-0471467410;

 

J. F. Wakerly, Digital Design, Principles and Practices, 2005, Prentice Hall, ISBN-13: 978-0131863897;

 

Andrew S. Tanenbaum, Computer Networks 4th Ed, 2007, Prentice Hall. ISBN13: 978-0132126953;   

 

Hugh Jack, Automating Manufacturing Systems with PLC, 2010,  ISBN-13: 978-0557344253;

 

Ted Van Sickle, Programming Microcontrollers in C, 2001, LLHTechnology,  Publishing

ISBN: 1-878707-57-4

 

 

 

 

     

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

<<< kthehu pas<<<

 

Bashkëpunime ndërkombëtare Shërbimet Copyright © 2010-2021 Universiteti Politeknik i Tiranës (UPT)
Fakulteti i Teknologjisë së Informacionit (FTI)
Sheshi Nënë Tereza 4, Tiranë
Telefon: +355.42.278159
Qendër Download Posta Elektronike Biblioteka