TELEKOMUNIKACIONET NË FIBRAT OPTIKE

 

TELEKOMUNIKACIONET NË FIBRAT OPTIKE

 

Kodi i lëndës

Semestri

Kreditet e lëndës

Kredite

Leksione

Ushtrime/

Seminare

Laboratore

Detyra

 

 

4

2

1

1

8

 

Titullari i lëndës: Rozeta Miho, Profesor

 

 

Objektivat e lëndës

 

 

 

Lënda ka për qëllim të japë njohuri të thelluara në mjedisin e transmetimit fibër optike (FO), karakteristikat kryesore të transmetimit me FO single-mode, si dhe me FO multimode; njohuri të thelluara mbi burimet optike, si dhe projektimin e qarqeve të transmetuesave optikë; njohuri të thelluara mbi detektorët optikë, si dhe projektimin e qarqeve të marrësave optikë. Gjithashtu lënda synon të japë njohuri të thelluara mbi projektimin e sistemeve me FO; mbi arkitekturën dhe protokollet e Rrjetave optike WDM/DWDM.

 

 

Përmbajtja

 

 

 

Hyrje në telekomunikacionet dhe fibra optike. Fibrat optike – Konceptet bazë. Klasifikimi i fibrave, struktura, vetitë e fibrave. Fibra Step-index: Shuarja; Humbjet nga përkuljet; Shpërhapja; Absorbimi; Përllogaritjet për shuarjen totale; Matja e shuarjes. Dispersioni intermodal dhe kromatik. Fibrat Optike. Një vështrim më i thellë. Përhapja e valëve elektromagnetike: Ekuacionet e valës; Mënyrat. Teoria modale. Mënyrat e polarizimit linear (LP). Gjatësia valore e prerjes (cutoff). Fibrat singlemode. Parimi i punës. Shuarjet: Humbjet nga përkuljet; shpërhapja dhe absorbimi. Dispersioni kromatik. Fibrat Konvencionale me dispersion të zhvendosur dhe të sheshuar. Dispersioni i mënyrave të polarizimit (PMD). Teoria modale. Kompensimi për dispersionin kromatik në fibrat optike singlemode. Efektet jolineare në një fibër single mode. Përzierja e katër valëve (FWM). Tendencat në projektimin e fibrës.

Burimet dhe transmetuesit e dritës. Nojuritë bazë. Diodat LED. Diodat lazer. Parimi i punës. Diodat superluminishente. Karakteristikat e diodave lazer. Diodat lazer DFB. Burimet dhe transmetuesit e dritës. Një vështrim më i thellë. Modulet e transmetuesit. Bllok-diagrama funksionale dhe qarqet tipike të një transmetuesi optik. Marrësit optikë. Fotodiodat p-n, p-i-n dhe fotodiodat ortek. Raporti sinjal-zhurmë dhe fuqia ekuivalente e zhurmës. Ndjeshmëria dhe limiti Quantum. Bllok-diagrama funksionale dhe qarqet tipike të një marrësi optik. Projektimi i qarqeve marrëse.

Rrjetat me fibra optike: Komponentet e rrjetave me fibër optike. Lidhjet pikë-pikë. Transmetuesit dhe marrësit në rrjetat me fibra optike. Amplifikatorët optikë: konsiderata të përgjithshme. Parimi i punës së një amplifikatori optik gjysëmpërcjellës, SOA. Amplifikatorët e fibrave të ngopura me erbium, EDFA. Tipe të tjera të amplifikatorëve optikë. Komponentet pasive, komutuesit dhe modulet funksionale të rrjetave me fibër optike. Arkitektura e rrjetave me fibër optike. Rrjetat, Protokollet dhe Shërbimet. Rrjetat SONET/ SDH dhe Rrjetat WDM/DWDM. Menaxhimi i rrjetave me fibër optike dhe e ardhmja e tyre.

 

Literatura e rekomanduar

              

     D. Mynbaev, L. Scheiner, Fiber Optic Communications Technology; 2001, Prentice Hall;

 

     G. P. Agrawal, Fiber Optic Communication Systems; 1998, J. Wiley & Sons;

 

     J. C. Palais, Fiber Optic Communications, 1998, Prentice Hall;

 

     R. Miho, Komunikimet me fibra optike; 2011, Julvin 2, Tiranë.  

 

 

 

<<< kthehu pas<<<

 

 

Bashkëpunime ndërkombëtare Shërbimet Copyright © 2010-2021 Universiteti Politeknik i Tiranës (UPT)
Fakulteti i Teknologjisë së Informacionit (FTI)
Sheshi Nënë Tereza 4, Tiranë
Telefon: +355.42.278159
Qendër Download Posta Elektronike Biblioteka