Rreth DBI
Stafi i DBI
Organizimi i DBI
Burimet HPC dhe CLOUD
Projekte dhe Publikime
Plani i punës
Studentët
Plani i punës shkencore i DBI për vitin 2018

 

Plani i punës shkencore i DBI për vitin 2018

 

Departamenti i Bazave të Informatikës parashikon si veprimtari shkencore për vitin 2018 sa më poshtë vijon:

 

Në kuadrin e shkollës të doktoraturës:

 

M. Sc. Nelda Kote: Fokusi në algoritmat për përpunimin e gjuhës shqipe për nxjerrjen e informacionit, është duke u punuar në disa testime të algoritmeve. Brenda vitit parashikohet plotësimi i publikimeve dhe përfundimi i disertacionit.

 

M. Sc. Joana Minga: Studim mbi implementimin e IOT (Internet of Things) mbeshtetur mbi nje platforme FPGA (Field Programmable Gate Array) dhe teknikat e sigurise te perdorura ne gjuhen VHDL

 

 

Në kuadrin e punës pas-doktoratës:

 

Dr. Brunela Karamani: Data Mining në institucionet financiare (bankë/Shoqëri sigurimesh). Gjetja dhe krijimi i modeleve dhe korelacioneve të ndryshme në volume të dhënash shumë të mëdha. Publikimi i rezultateve.

 

Dr. Bojken Shehu: Shtimi i disa teknikave që shtresa që bllokojnë edhe sulmet XSS përveç atyre me injektim SQL në bazat e të dhënave relacionale. Publikimi i rezultateve.

 

 

Dr. Marin Aranitasi: Testime të ndryshme mbi aparatet mobile duke përdorur system call-et si metodë matje në kuadrin e sigurisë të sistemeve mobile. Implementimi i thirrjeve sistem si një teknikë e mundshme për dedektimin e anomalive në sigurinë e sistemeve cloud. Publikimi i rezultateve.

 

 

Akad. Neki Frashëri: Përfundimi i projekteve H2020 VI-SEEM dhe COST NESUS. Do të eksperimentohet instalimi dhe testimi i softuerit WRF për simulimin e motit, në kuadrin e projektit H2020 VI-SEEM. Do të eksperimentohet përpunimi i imazheve satelitore në mjedis cloud në infrastrukturën e projektit H2020 VI-SEEM. Publikimi i rezultateve.

 

 

Prof. Asoc. Ariana Bejleri: Studim i aspekteve të administrimit të të dhënave lidhur me udhëheqjen, politikat, kulturën dhe sjelljen në prizmin e objektivave strategjike të një organizate. Publikimi i rezultateve.

 

 

Bashkëpunime ndërkombëtare Shërbimet Copyright © 2010-2021 Universiteti Politeknik i Tiranës (UPT)
Fakulteti i Teknologjisë së Informacionit (FTI)
Sheshi Nënë Tereza 4, Tiranë
Telefon: +355.42.278159
Qendër Download Posta Elektronike Biblioteka