Dekani dhe Zv.Dekani
Organet drejtuese
Administrata
Departamentet
Misioni i FTI
Departamentet

Fakulteti i Teknologjisë së Informacionit është krijuar me vendim të qeverisë në dhjetor 2007. Fakulteti përbehet nga Departamenti i Elektronikës dhe Telekomunikacionit, Departamenti i Inxhinierisë Informatike dhe Departamenti i Bazave të Informatikës (ish-QKZHTI Qendra për Kërkim dhe Zhvillim në Teknologjitë e Informacionit (ish-INIMA)). Departamentet  e Elektronikës dhe Telekomunikacionit dhe Inxhinierisë Informatike u krijuan nga ndarja e Departamentit të Elektronikës të Fakultetit të Inxhinierisë Elektrike, ndërsa Departamenti i Bazave të Informatikës  është vazhdim i Qendrës për Kërkim dhe Zhvillim (ish-INIMA i Akademisë së Shkencave).
 

FTI kryen aktivitetin mësimor të bazuar në modelin 3+2 sipas Deklaratës së Bolonjës, duke ofruar të tre nivelet e studimit, ekuivalente me diplomat Bsc dhe Msc të të gjitha niveleve, dhe doktoraturat pas universitare (ekuivalente me PhD).

Departamenti i Elektronikës dhe Telekomunikacionit (DET) është vazhdim i Departamentit të Elektronikës dhe përgatit inxhinierë në inxhinieri elektronike dhe inxhinieri e telekomunikacioneve. Departamenti ofron edukimin universitar dhe pas universitar, si dhe kërkim-zhvillim në fusha si sistemet elektronike, rrjetat wireless, rrjetat e kompjuterave të komandimit, studimi dhe matja e rrezatimit elektromagnetik të antenave të telefonisë celulare, projektimi i rrjetave të të dhënave dhe rrjetave mobile, cilësia e shërbimit në rrjetat, protokollet e rrjetave me fibra optike etj.

Departamenti i Inxhinierisë Informatike (DII) është vazhdim i Seksionit të Inxhinierisë së Kompjuterave i Departamentit të Elektronikës dhe përgatit inxhinierë në inxhinieri informatike. Departamenti ofron edukimin universitar dhe pas universitar, si dhe kërkim-zhvillim në fushat e arkitekturës të kompjuterave, arkitekturës të sistemeve të përpunimit të informacionit, projektim i sistemeve shifrore, sistemet e përparuara të shfrytëzimit, sistemet e shpërndara dhe grid, Web Shërbimet, teknologjitë e rrjetave dhe të Internetit, sigurisë në to, gjuhët e programimit, bazat e të dhënave, inxhinieria e softuerit dhe inteligjencë artificiale.

 

Departamenti i Bazave të Informatikës (DBI)

(ish-Qendra për Kërkim dhe Zhvillim) kryen veprimtari kërkimore zhvilluese të pavarur, si dhe në shërbim të procesit mësimor dhe studimeve pas universitare të FTI, në fushat e sistemeve të shfrytëzimit, sistemet e shpërndara, rrjetat kompjuterike, teknologjitë e Internetit, bazat e të dhënave dhe gjuhët e programimit. Departamenti është vazhdim i Qendrës për Kërkim dhe Zhvillim  (ish-Institutit të Informatikës dhe Matematikës Aplikuar (INIMA).

 

Shqipëria sot, si pjesë përbërëse e një bote gjithmonë e më shumë HI-TECH, është një vend ku kërkesa për inxhinierë është gjithmonë e në rritje. Tregu i punës sot, ka bërë që programet tona mësimore, t'i shërbejnë këtij tregu, duke përgatitur inxhinierë të aftë për të përballuar kërkesat më të fundit të teknologjisë.

Studentët tanë të diplomuar, janë angazhuar menjëherë, si pjesë përbërëse e stafit të kompanive të ndryshme.

Sektorët e punësimit janë të ndryshëm si:

- telefonia celulare mobile

- telefonia fikse

- krijimi i aplikacioneve web

- zhvillimi i sofware-eve të ndryshëm

- krijimi dhe mirëmbajtja e rrjetave të kompjuterave etj

Bashkëpunime ndërkombëtare Shërbimet Copyright © 2010-2021 Universiteti Politeknik i Tiranës (UPT)
Fakulteti i Teknologjisë së Informacionit (FTI)
Sheshi Nënë Tereza 4, Tiranë
Telefon: +355.42.278159
Qendër Download Posta Elektronike Biblioteka