Fushat e kërkimit
Biblioteka
Projektet
Laboratorët
Grupet e kërkimit
Fushat e kërkimit

Fushat e kërkimit shkencor në Departamentin e Elektronikës dhe Telekomunikacionit, kanë të bëjnë me ideimin, projektimin, implementimin, mirëmbajtjen, zhvillim-kërkimin e sistemeve inxhinierike që lidhen me fushat e sistemeve elektronike analoge dhe numerike dhe sistemet elektronike të aplikuara në sistemet pa fije, teknologjitë mikro dhe optoelektronike, sistemet celulare, sistemet satelitore, sistemet me fibra optike, në rrjetat LAN, WAN, në sistemet RF dhe mikrovalë etj.
Në mënyrë më të detajuar ato jepen si më poshtë:

  1. Rrjetat me fibër optike
  2. Rrjetat wireless (ad-hoc, mesh, etj.)
  3. Antenat dhe sistemet mikrovalore
  4. Rrjetat mobile
  5. Pajisjet Wireless inteligjente
  6. Planifikimi dhe optimizimi i rrjetave Wireless
  7. Sistemet e transmetimit Wireless
  8. Protokollet Wireless
  9. Komunikimet multimediale
  10. Përpunimi 3D stereo kompjuterik
  11. Projektimin e filtrave numerikë
  12. Analizimin statistikor të sinjaleve numerikë
  13. Përpunimin e imazheve të kompresuara
  14. Studimin e transemtimit audio dhe video
  15. Kodimet e imazheve dhe transmetimeve video
  16. Komunikimi i imazheve dhe të dhënave video
  17. Kodimi në burime dhe kanale
  18. Qëndrueshmëria ndaj gabimeve dhe korrigjimi i tyre
  19. Modelimi i zhurmave
  20. Filtrimi, metoda statistikore, Ndarja e zhurmave
  21. Rindërtimi i sinjaleve
  22. Autentikimi, kriptografia dhe siguria
  23. Projektimi i filtrave numerike
  24. Sensorët në rrjetat wireless
  25. Matjet në radiofrekuencë


Për të realizuar kërkimin shkencor në fushat e mësipërme, përdoren laboratorët pranë Departamentit të Elektronikës dhe Telekomunikacionit si më poshtë:


Laboratori i Sistemeve të Telekomunikacioneve dhe Protokolleve të Rrjetave

Laboratori do të përdoret për të mbështetur kërkim-zhvillimin në fushat e telekomunikacioneve, si rrjetat me fibër optike, rrjetat wireless, antenat dhe sistemet mikrovalore, rrjetat mobile, etj.. Laboratori ka infrastrukturën e duhur karakteristike të përbërë nga një numër modulesh transmetues, marrës, antena dhe kompjutera të lidhur në rrjet lokal me përdorimin e teknologjive të ndryshme. Pjesë e këtij laboratori është infrastruktura e ngritur në kuadrin e projektit të financuar nga MASH për FTI. Kjo infrastrukturë mbështet edhe laboratoret e tjerë për zhvillimin e aplikimeve në protokollet e transmetimit të të dhënave, si në rrjetat P2P, Ad-Hoc,  WiMAX, etj..
Laboratori ka edhe teknologjinë për zhvillimin e aplikimeve në rrjetat me fibër optike për projektimin dhe eksperimentimin e aplikimeve dhe teknikave të multipleksimit WDM, për projektimin dhe eksperimentimin e aplikimeve dhe teknikave të transmetimit në sistemet AM/FM, etj..
Laboratori trajton problematikën e komunikimeve wireless duke u përqendruar kryesisht në studimin e teknologjive të avancuara, simulimin e rrjetave komplekse dhe protokolleve të standardizuara për këtë komunikim, analizën e trafikut dhe optimizimin e antenave inteligjente.

Kërkimi shkencor në këtë laborator përfshin si fusha specifike, fushat e mëposhtme të kërkimit:

- Pajisjet Wireless inteligjente;
- Rrjetat Wireless  (ad-hoc, mesh, etj.);
- Planifikimi dhe optimizimi i rrjetave Wireless;
- Sistemet e transmetimit Wireless;
- Protokollet Wireless, simulimi, analizimi dhe përmirësimi i tyre;


Laboratori i Përpunimit të Sinjaleve dhe Aplikimeve Multimediale

Laboratori do të përdoret për të mbështetur kërkim-zhvillimin në fushat e përpunimit të informacionit, si komunikimet multimediale, përpunimi 3D stereo kompjuterik, etj.. Laboratori ka infrastrukturën e duhur karakteristike të përbërë nga një numër i konsideruar PC, software, dhe laptop të lidhur në rrjet lokal me përdorimin e teknologjive të ndryshme. Kjo infrastrukturë mbështet edhe laboratorët e tjerë për zhvillimin e aplikimeve në mjedise MATLAB, LABVIEW, PSPICE, etj..
Laboratori trajton projektimin e filtrave numerikë, analizimin statistikor të sinjaleve numerikë, përpunimin e imazheve të kompresuara, studimin e transemtimit audio dhe video, si dhe simulimin e sistemeve komplekse. Laboratori ka edhe teknologjinë për zhvillimin e aplikimeve në sistemet e-learning, video-konference, etj..

Kërkimi shkencor në këtë laborator përfshin si fusha specifike, fushat e mëposhtme të kërkimit:

- Kodimet e imazheve dhe transmetimeve video;
- Komunikimi i imazheve dhe të dhënave video;
- Kodimi në burime dhe kanale;
- Qëndrueshmëria ndaj gabimeve dhe korrigjimi i tyre;
- Modelimi i zhurmave;
- Filtrimi, metoda statistikore, Ndarja e zhurmave;
- Rindërtimi i sinjaleve;
- Autentikimi, kriptografia dhe siguria.

Laboratori i Projektimit të Sistemeve Elektronike

Laboratori do të përdoret për të mbështetur kërkim-zhvillimin në fushat e elektronikës, si projektimi i filtrave numerike, sensorët në rrjetat wireless, matjet në radiofrekuncë, etj.. Laboratori ka infrastrukturën e duhur karakteristike të përbërë nga një numur modulesh të sistemeve elektronike, analizatorë spektri, software dhe kompjutera të lidhur në rrjet lokal me përdorimin e teknologjive të ndryshme. Kjo infrastrukturë mbështet edhe laboratoret e tjerë për zhvillimin e aplikimeve në elektronikën e sistemeve të programueshme, si në sistemet PLC, OrCAD, TWIN softwre, FPGA, XI LTNX, etj..
Laboratori ka edhe teknologjinë për zhvillimin e simulimeve në PSPICE për projektimin dhe eksperimentimin e aplikimeve dhe teknikave të qarqeve elektronike në frekuencat e larta, etj..

Bashkëpunime ndërkombëtare Shërbimet Copyright © 2010-2021 Universiteti Politeknik i Tiranës (UPT)
Fakulteti i Teknologjisë së Informacionit (FTI)
Sheshi Nënë Tereza 4, Tiranë
Telefon: +355.42.278159
Qendër Download Posta Elektronike Biblioteka