Fushat e kërkimit
Biblioteka
Projektet
Laboratorët
Grupet e kërkimit
Projektet

 

IT Governance for Albanian Universities/ ITG4AU 

Objektivi i përgjithshëm i projektit është të rrisë kapacitetet e qeverisjes në IAL në Shqipëri dhe të kontribuojë në bashkëpunimin midis BE-së dhe vendeve partnere. Disa nga aktivitetet e planifikuara përfshijnë kryerjen e trajnimit në ITG për punonjësit e universitetit duke përfshirë akademikë dhe punëtorë të tjerë; të kryejë trajnime në ITG për industrinë shqiptare; të ndërtojë një kornizë ITG të përshtatur për 4 universitete shqiptare.

Ky projekt synon të mbledhë një grup hulumtuesish nga katër universitete me një përvojë të gjerë në zhvillimin dhe vendosjen e modeleve kornizë të ITG nga 3 vende të ndryshme (SPA, GER dhe NOR) për të zhvilluar, përshtatur dhe testuar një kornizë e re ITG që do të zbatohet në IAL në Shqipëri. Rezultatet e pritshme të këtij projekti përfshijnë një model të qeverisjes më të mirë për IT në IAL në Shqipëri, si dhe një modernizim të përgjithshëm të proceseve të qeverisjes për IAL-të dhe një kontribut i bashkëpunimit midis BE-së dhe Shqipërisë. 

 

Partner kryesor: Universiteti de les Illes Balears (UIB) Spanjë;

Partnerët:

Universiteti de Almería (UAL) Spanjë

SRH Hochschule Berlin (SRH) Gjermani

Østfold University College (Hiof) Norvegji

Universiteti Politeknik i Tiranës, Shqipëri

Universiteti Aleksandër Moisiu (UAMD) Durrës, Shqipëri

Universiteti Europiani Tiranës (UET) Shqipëri

Universiteti i Tiranës (UT) Shqipëri

Website i Projektit: itg4au.eu



 

 

Projekti FETCH
Programi: EC Lifelong Learning Programme
Kohëzgjatja: 2013-2016
Website: http://fetch.ecs.uni-ruse.bg/
Përshkrimi teknik: Projekti FETCH i programit evropian ERASMUS është për mbështetjen e edukimit dhe trainimit informatik në të ardhmen, me koordinator Universitetin Ruse në Bullgari.

 

 

Informohuni në lidhjen:

Projekte Evropiane dhe Kombëtare

Bashkëpunime ndërkombëtare Shërbimet Copyright © 2010-2021 Universiteti Politeknik i Tiranës (UPT)
Fakulteti i Teknologjisë së Informacionit (FTI)
Sheshi Nënë Tereza 4, Tiranë
Telefon: +355.42.278159
Qendër Download Posta Elektronike Biblioteka