Studentët
Njoftime administrative
Bursat e studimit
Pranimet në ciklet e studimeve
Rregulloret
Të tjera

Historiku i shkurtër mbi Fakultetin e Tekonologjisë së Informacionit

 

Qëllimi kryesor i Departamentit të Elektronikës (DE-www.fie.upt.al) ka qenë përgatitja e inxhinierëve në shkencat e inxhinierisë së informacionit, si inxhinieri elektronike, inxhinieri informatike, inxhinieri e telekomunikacioneve. DE ka patur në përbërjen e tij katër seksione: Seksioni i Automatikës, Seksioni i Elektronikës, Seksioni i Inxhinierisë së Kompjuterave, Seksioni i Telekomunikacionit. Fushat kërkimore përqëndrohen në drejtimet e reja të teknologjisë së informacionit si: Projektimi i rrjetave të të dhënave WAN; Sistemet e komunikimeve pa tela; Studimi dhe matja e rrezatimit elektromagnetik të antenave të telefonisë celulare; Studimi dhe projektimi i arkitekturës së rrjetave GSM-UMTS dhe përcaktimi i pozicionimit të stacioneve të lëvizshëm të telefonisë celulare; Komunikimi i zërit me anë të internetit VoIP, cilësia e shërbimit në rrjetat IP, Frame-relay dhe ATM; Protokollet e rrjetave WDM; Protokollet IPv6; Rrjetat neurale; Inteligjenca artificiale; Programimi i orientuar nga objekti; Projektimi dhe komandimi me kompjuter; Rrjetat e kompjuterave të komandimit; etj.

 

Departamenti i Elektronikës sot është pjesë përbërëse e Fakultetit të Teknologjisë së Informacionit (FTI). Nga ky departament janë krijuar dy departamentet e sotme të FTI:

Departamenti i Elektronikës dhe Telekomunikacionit dhe Departamenti i Inxhinierisë Informatike.

 

 

 

Fakulteti është aktualisht përgjegjës për tre diploma universitare në UPT

 

 

Cikli i parë i studimeve:  diploma “Bachelor” (180 kredite)

 

 

Diplomë \"Bachelor\" në Inxhinieri Elektronike

 

Diplomë \"Bachelor\" në Inxhinieri Informatike

 

Diplomë \"Bachelor\" në Inxhinieri Telekomunikacioni                              

 

( shkarko këtu

 

 

Fakulteti është aktualisht përgjegjës për tre diploma Master i shkencave në UPT

 


Cikli i dytë i studimeve:diploma “master i shkencave” (120 kredite)

 

 

Diplomë \"Master i shkencave\" në Inxhinieri Elektronike

 

Diplomë \"Master i shkencave\" në Inxhinieri Informatike

 

Diplomë \"Master i shkencave\" në Inxhinieri Telekomunikacioni          

 

( shkarko këtu )

  

Fakulteti është aktualisht përgjegjës për dy diploma Master Profesional në UPT

 

 

Cikli i dytë i studimeve:diploma “master profesional” (60 kredite) 

 

Diplomë \"Master  profesional\" në Inxhinieri Informatike

 

Diplomë \"Master profesional\" në Teknologji Informacioni

Bashkëpunime ndërkombëtare Shërbimet Copyright © 2010-2021 Universiteti Politeknik i Tiranës (UPT)
Fakulteti i Teknologjisë së Informacionit (FTI)
Sheshi Nënë Tereza 4, Tiranë
Telefon: +355.42.278159
Qendër Download Posta Elektronike Biblioteka