Fushat e kërkimit
Biblioteka
Projektet
Laboratorët
Grupet e kërkimit
Laboratorët
  1. - Laboratori i Arkitekturave, Sistemeve Operative dhe Rrjetave
  2. - Laboratori i Inxhinerisë së Softueurit, kompilatorëve dhe Gjuhëve të Programimit
  3. - Laboratori i Bazave të të Dhënave dhe Inteligjencës Artificiale
  4. - Laboratori i Sistemeve të Telekomunikacioneve dhe Protokolleve të Rrjetave
  5. - Laboratori i Përpunimit të Sinjaleve dhe Aplikimeve Multimediale
  6. - Laboratori i Projektimit të Sistemeve Elektronike



* Laboratori i Arkitekturave, Sistemeve Operative dhe Rrjetave

Laboratori do të përdoret për të mbështetur kërkim-zhvillimin në fushat e arkitekturës, sistemeve operative dhe rrjetave kompjuterike. Laboratori ka infrastrukturën e duhur karakteristike të përbërë nga një numur serverash, routerash dhe switches të lidhur në rrjet lokal me përdorimin e teknologjive të ndryshme. Pjesë e këtij laboratori është infrastruktura grid, e integruar në rrjetin rajonal grid në kuadrin e nismës rajonale ë projekti european SEE-GRID. Kjo infrastrukturë mbështet edhe laboratoret e tjerë për zhvillimin e aplikimeve në mjedis grid.
Laboratori ka edhe teknologjinë për zhvillimin e aplikimeve në FPGA për projektimin dhe eksperimentimin e aplikimeve dhe teknikave të sigurisë të integruara në harduer.
Sistemet operative për kompjuterat dhe rrjetat janë të bazuara kryesisht në "open source".

* Laboratori i Inxhinerisë së Softueurit, kompilatorëve dhe Gjuhëve të Programimit
Laboratori do të përdoret për kërkim-zhvillimin e aplikimeve në mjedise heterogjene duke përdorur teknikat e avancuara të inxhinerisë të softuerit; si dhe kërkim-zhvillimin në vetë fushën e inxhinerisë të softuerit dhe mjediseve të gjuhëve të programimit. Laboratori ka infrastrukturën e nevojshme për të mbështetur zhvillimin e aplikimeve në mjedise të ndryshme, serverat e duhur dhe rrjetin lokal. Sistemet operative dhe mjediset e zhvillimit janë të bazuara kryesisht në "open source".

* Laboratori i Bazave të të Dhënave dhe Inteligjencës Artificiale
Laboratori mbështet kërkim-zhvillimin në fushën e bazave të të dhënave, mekanizmave të kërkimit inteligjent në bazat e të dhënave dhe manaxhimi i dijeve. I mbështetur nga Laboratori i Arkitekturës dhe Sistemeve, ai do të përdoret edhe për kërkim-zhvillimin në fushën e inteligjencës artificiale, rrjetave neurale, agjentëve dhe multi-agjentëve dhe në fushën e robotikës.
Laboratori ka infrastrukturën e nevojshme për ngritjen dhe eksperimentimin e bazave të të dhënave, si dhe zhvillimin e aplikimeve dhe simulimeve inteligjente. Mjedisi i punës në Laborator është kryesisht "open source" dhe plotësohet nga paketa profesionale si Oracle, etj..

* Laboratori i Sistemeve të Telekomunikacioneve dhe Protokolleve të Rrjetave

Laboratori do të përdoret për të mbështetur kërkim-zhvillimin në fushat e telekomunikacioneve, si rrjetat me fibër optike, rrjetat wireless, antenat dhe sistemet mikrovalore, rrjetat mobile, etj.. Laboratori ka infrastrukturën e duhur karakteristike të përbërë nga një numur modulesh transmetues, marrës, antena dhe kompjutera të lidhur në rrjet lokal me përdorimin e teknologjive të ndryshme. Pjesë e këtij laboratori është infrastruktura e ngritur në kuadrin e projektit të financuar nga MASH për FTI. Kjo infrastrukturë mbështet edhe laboratoret e tjerë për zhvillimin e aplikimeve në protokollet e transmetimit të të dhënave, si në rrjetat P2P, Ad-Hoc,  WiMAX, etj..
Laboratori ka edhe teknologjinë për zhvillimin e aplikimeve në rrjetat me fibër optike për projektimin dhe eksperimentimin e aplikimeve dhe teknikave të multipleksimit WDM, për projektimin dhe eksperimentimin e aplikimeve dhe teknikave të transmetimit në sistemet AM/FM, etj..
Laboratori trajton problematikën e komunikimeve wireless duke u përqendruar kryesisht në studimin e teknologjive të avancuara, simulimin e rrjetave komplekse dhe protokolleve të standardizuara për këtë komunikim, analizën e trafikut dhe optimizimin e antenave inteligjente.

Kërkimi shkencor në këtë laborator përfshin si fusha specifike, fushat e mëposhtme të kërkimit:
- Pajisjet Wireless inteligjente;
- Rrjetat Wireless  (ad-hoc, mesh, etj.);
- Planifikimi dhe optimizimi i rrjetave Wireless;
- Sistemet e transmetimit Wireless;
- Protokollet Wireless, simulimi, analizimi dhe përmirësimi i tyre;


* Laboratori i Përpunimit të Sinjaleve dhe Aplikimeve Multimediale

Laboratori do të përdoret për të mbështetur kërkim-zhvillimin në fushat e përpunimit të informacionit, si komunikimet multimediale, përpunimi 3D stereo kompjuterik, etj.. Laboratori ka infrastrukturën e duhur karakteristike të përbërë nga një numur i konsideruar PC, software, dhe laptop të lidhur në rrjet lokal me përdorimin e teknologjive të ndryshme. Kjo infrastrukturë mbështet edhe laboratoret e tjerë për zhvillimin e aplikimeve në mjedise MATLAB, LABVIEW, PSPICE, etj..

Laboratori trajton projektimin e filtrave numerikë, analizimin statistikor të sinjaleve numerikë, përpunimin e imazheve të kompresuara, studimin e transemtimit audio dhe video, si dhe simulimin e sistemeve komplekse. Laboratori ka edhe teknologjinë për zhvillimin e aplikimeve në sistemet e-learning, video-konference, etj..

Kërkimi shkencor në këtë laborator përfshin si fusha specifike, fushat e mëposhtme të kërkimit:
- Kodimet e imazheve dhe transmetimeve video;
- Komunikimi i imazheve dhe të dhënave video;
- Kodimi në burime dhe kanale;
- Qëndrueshmëria ndaj gabimeve dhe korrigjimi i tyre;
- Modelimi i zhurmave;
- Filtrimi, metoda statistikore, Ndarja e zhurmave;
- Rindërtimi i sinjaleve;
- Autentikimi, kriptografia dhe siguria.

* Laboratori i Projektimit të Sistemeve Elektronike

Laboratori do të përdoret për të mbështetur kërkim-zhvillimin në fushat e elektronikës, si projektimi i filtrave numerike, sensorët në rrjetat wireless, matjet në radiofrekuncë, etj.. Laboratori ka infrastrukturën e duhur karakteristike të përbërë nga një numur modulesh të sistemeve elektronike, analizatorë spektri, software dhe kompjutera të lidhur në rrjet lokal me përdorimin e teknologjive të ndryshme. Kjo infrastrukturë mbështet edhe laboratoret e tjerë për zhvillimin e aplikimeve në elektronikën e sistemeve të programueshme, si në sistemet PLC, OrCAD, TWIN softwre, FPGA, XI LTNX, etj..
Laboratori ka edhe teknologjinë për zhvillimin e simulimeve në PSPICE për projektimin dhe eksperimentimin e aplikimeve dhe teknikave të qarqeve elektronike në frekuencat e larta, etj..

Bashkëpunime ndërkombëtare Shërbimet Copyright © 2010-2021 Universiteti Politeknik i Tiranës (UPT)
Fakulteti i Teknologjisë së Informacionit (FTI)
Sheshi Nënë Tereza 4, Tiranë
Telefon: +355.42.278159
Qendër Download Posta Elektronike Biblioteka