Departamenti i Inxhinierisë Informatike

Rreth DII
Studentet
Stafi i DII
Organizimi

Departamenti i Inxhinierisë Informatike është vazhdimi i Seksionit të Inxhinierisë së Kompjuterave i Departamentit të Elektronikës. Departamenti ofron edukimin universitar dhe pas universitar, si dhe kërkim-zhvillim në fushat e inxhinierisë së softit, programimit të orientuar nga objekti,arkitekturës së kompjuterave, projektim i sistemeve shifrore, sistemet e shfrytëzimit, sistemet e shpërndare dhe grid, teknologjitë e rrjetave dhe bazave të të dhënave.

 

Misioni i Departamentit te Inxhinierise Informatike , si njësi bazë e FTI, bazuar edhe në Statutin e Universitetit Politeknik të Tiranës, është:

• të krijojë, të transmetojë, të zhvillojë e të mbrojë dijet me anën e mësimdhënies, kërkimit shkencor dhe shërbimeve si dhe të formojë specialistë të lartë dhe të përgatisë shkencëtarë të rinj të fushave të Inxhinierise Informatike  bazuar në programe mësimore bashkëkohore, të kualifikuar dhe të përshtatshëm për tregun e punës në Shqipëri dhe në vende të tjera perëndimore.

• Garantimi i cilësisë dhe plotësimi i standardeve akademike për të gjitha programet e studimit në të tre ciklet.

• Nxitja, mbështetja dhe zhvillimi i aktivitetit shkencor të pedagogëve dhe studentëve, veçanërisht atyre diplomantë.

• të ofrojë mundësi për të përfituar nga arsimi i lartë gjatë gjithë jetës;

• të bashkëpunojë me industrinë për identifikimin e kërkesës për burime inxhinierike dhe përshtatjen e programeve mësimore në funksion të saj.

• të kontribuojë në aftësimin praktik të studentëve dhe veçanërisht të të diplomuarve.

 

Objektivat e Departamentit të Inxhinierise Informatike  lidhen me objektivat dhe veprimtaritë formuese të programeve në të tre ciklet e studimit, Bachelor, Master Profesional, Master i Shkencave dhe Studime Doktorature.

Bashkëpunime ndërkombëtare Shërbimet Copyright © 2010-2021 Universiteti Politeknik i Tiranës (UPT)
Fakulteti i Teknologjisë së Informacionit (FTI)
Sheshi Nënë Tereza 4, Tiranë
Telefon: +355.42.278159
Qendër Download Posta Elektronike Biblioteka