Sistemet e komunikimeve mobile

SISTEMET E KOMUNIKIMEVE MOBILE

 

Kodi i lëndës

Semestri

Kreditet e lëndës

Kredite

Leksione

Ushtrime/

Seminare

Laboratore

Detyra

 

I

3.5

1.5

0.5

0.5

6

 

Titullari i lëndës: Olimpjon SHURDI, Prof. As.

 

Objektivat e lëndës

 

 

Lënda ka për qëllim të japë njohuritë bazë në funksionet e sistemeve mobile të telekomunikacionit, të trajtojë sistemet tipike të telekomit duke shpjeguar funksionalitetet e arkitekturës së tyre dhe protokollet bazë të ndërveprimit. Njohja me sistemet mobile, funksionet e elementeve kryesore të rrjetit, rrjetat celulare GSM, teknologjitë GPRS dhe EDGE në rrjetat celulare GSM, protokollet e transmetimit të të dhënave, sistemet mobile të gjeneratës së re 3G dhe 4G, rrjetat Wireless, standardet dhe siguria në rrjeta.

 

Programi i lëndës

 

 

Sistemi mobile GSM; hyrje në sistemet mobile, struktura e përgjithshme e rrjetit GSM, elementët bazë të ndërtimit dhe gjeneza. Sistemi celular GSM, mbulimi celular, radio transmetimi, problemet dhe alokimi i burimeve radio. Kanalet logjike në teknikat e modulimit në GSM. Planifikimi i sistemeve GSM, problemet e mbulimit. Planifikimi i frekuencave dhe analiza e trafikut. Identifikuesi në sistemet GSM, rrugëzimi i thirrjeve dhe struktura e kanaleve në GSM. Arkitektura dhe funksionaliteti i nën-sistemeve në GSM. Shtresat e protokolleve dhe sinjalizimi në GSM. Siguria në GSM, e ardhmja dhe aplikimet e të dhënave. Analiza e trafikut në sistemet mobile, matrica e trafikut dhe planifikimi i  rrjetit radio. Llogaritje të  buxhetit të fuqisë dhe shpërndarja e frekuencave. Analiza e shpërndarjes qelizore dhe faktorët e ripërdorimit të frekuencave. Menaxhimi i burimeve radio dhe llogaritja e antenave në nën-sistemin  BSS. Hyrje e përgjithshme në sistemin GPRS, nevoja për shërbime dhe standartizimi i GPRS. Protokollet e transportit dhe komponentët e rrjetave IP. Elementët e rrjetit GPRS, ndërfaqet, transferimi i paketave mes GGSN-ve. Planifikimi i rrjetit GPRS. Dimesionimi i SGSN. Teknologjia EDGE në rrjetat celulare GSM, projektimi dhe planifikimi i burimeve radio. Standarti 3G dhe arkitektura e tij. Ndërtimi dhe arkitektura e protokolleve. Nensistemi UTRAN dhe tipet e handoverit. Teknikat e multiaksesit CDMA, struktura e kuadrit në ndërfaqen ajrore dhe tipet e kanaleve në 3G. Pjesa core në rrjetin 3G, elementet funksional dhe funksionet. Aplikimi i protokolleve të reja nërrjetit 3G. Teknologjia mobile 4G dhe e ardhmja. Sistemet Wireless WLAN:Teknologjitë wireless të aksesit, teknologjitë WLAN, konfigurimi dhe mbulimi. Standartizimi IEEE 802.11, arkitektura e Ad Hoc Network. Frekuencat dhe spektri i sistemeve ISM. Problemet e sigurisë dhe teknikat e enkriptimit bazë. Metodat e aksesit CSMA/CA. Projektimi dhe planifikimi i një rrjeti WIMAX. Metodat e matjes së cilësisë dhe optimizimi i një rrjeti wireless.

 

 

 Literatura e rekomanduar për lëndën

 

 

O. Shurdi

Sistemet e Avancuara të Telekomunikacioneve Konspekte leksionesh, DET

 

2011, DET

A. Shehu

Telekomunikacionet

1997, shblu

 

W.C. Lindsey,

M. K. Simon

Telecommunication Systems Engineering

2011, ISBN-13: 978-0486668383

 

 

 

L.Harte, B. Bromley, M. Davis

 

Introduction to GSM: Physical Channels, Logical Channels, Network Functions, and Operation

2008, ISBN-13: 978-1932813012

Th. Rappaport

 

Wireless Communications: Principles and Practice (2nd Edtiion)

2002, ISBN-13: 978-0130422323

       

 

<<< kthehu pas<<<

 

Bashkëpunime ndërkombëtare Shërbimet Copyright © 2010-2021 Universiteti Politeknik i Tiranës (UPT)
Fakulteti i Teknologjisë së Informacionit (FTI)
Sheshi Nënë Tereza 4, Tiranë
Telefon: +355.42.278159
Qendër Download Posta Elektronike Biblioteka