KONTROLL AUTOMATIK I, II

 

KONTROLL AUTOMATIK I, II

 

Kodi i lëndës

Semestri

Kreditet e lëndës

Kredite

Leksione

Ushtrime/

Seminare

Laboratore

Detyra/ Praktika

 

II

4

2

1

1

8

 

Titullari i lëndës: Gëzim Karapici, Profesor

 

Objektivat e lëndës

 

 

Lënda ka për qëllim të japë njohuritë bazë në parimet e përgjithshme dhe mënyrat e funksionimit të sistemeve të kontrollit me një hyrje e një dalje. Në konceptet e modelimit matematik të sistemeve. Në konceptet e lidhjes së kundërt dhe qëndrueshmërisë të sistemeve të kontrollit automatik, projektimit të sistemeve të kontrollit si dhe në zgjedhjen dhe përdorimin e mjeteve themelore për analizën dhe sintezën e sistemeve të kontrollit.

 

 

Programi i lëndës

 

 

Hyrje në sistemet e kontrollit. Modelet matematike. Transformimet e Laplace. Funksionet e Transmetimit të sistemeve.  Bllokskemat – metoda strukturore. Metoda e grafëve të sinjaleve. Metoda e Frekuencës- Karakteristika amplitudo -fazore dhe diagramet Bode. Metoda e variablave të gjendjes. Lidhja midis ekuacioneve të gjendjes dhe matricës/funksionit të transmetimit. Modelimi Analog. Qëndrueshmëria e sistemeve Lineare, Kriteri Routh Hurwitz. Qëndrueshmëria në zonën e frekuencës, Kriteri Nyquist  dhe Qëndrueshmëria Relative. Modelimi Analog.Cilësia e sistemeve. Cilësia në regjim të vendosur.Gabimi statik dhe tipi i sistemeve.Cilësia në regjim kalimtar. Treguesit e cilësisë në zonën e kohës dhe në planin s. Vlerësimi i cilësisë së sistemit. Metoda e Vendit Gjeometrik të Rrënjëve (VGJR) në projektimin e sistemeve të kontrollit automatikë (SKA). Sinteza Klasike e SKA. Sinteza e EPF me ndihmën e VGJR. Sinteza e EVF me ndihmën e Diagrameve Bode. Përdorimi i MATLAB-it për sintezën e EPF dhe EVF. Sinteza Moderne e SKA. Sinteza me Vendosje të poleve. Formula e Ackerman. Konceptet e Drejtueshmërisë dhe Vëzhgueshmërisë, Kriteret. Vëzhguesit Asimtotikë të Gjendjes : Vëzhguesi i plotë i gjendjes. Vëzhguesit Asimtotikë të Gjendjes: Vëzhguesi i pjesshëm i gjendjes. Përdorimi i MATLAB-it për sintezën Moderne. Kontrolli Numerik - Koncepte bazë. Kampjonimi dhe Rindërtimi i Sinjalit të Vijueshëm. Modelet matematike për sistemet diskrete - Z transformimi (Tr.Diskret i Laplace). Diskretizimi i ekuacioneve të gjendjes së vijueshme - Ekuacionet e gjendjes. Qëndrueshmeria e SKN. Koncepte të qëndrueshmërisë së sistemeve lineare diskrete. Kriteri i Jury-it. Kriteri i Nyquist-it dhe i Lyapunov-it. Përdorimi i MATLAB për analizën e SKN. Sinteza e SKN. Sinteza direkte e SKN. Algoritmi i shuarjes më të shpejte dhe ai Dahlin. Sinteza me Vendosje të poleve dhe me lidhje te kundërta sipas gjendjeve. Përdorimi i MATLAB për sintezën e SKN.

 

 

Literatura e rekomanduar për lëndën

 

 

G. Karapici, Leksione të Kontrollit Automatik, 2012;

 

G. Karapici, Automatika e Sistemeve Elektroenergjetike,  Pj.I, 1985; Pj.II, 1986, SHBLU;

 

Franklin G.F., Powell J.D., Emami-Naeini, Feedback Control of Dynamic Systems, 6th Ed.

2009, Prentice Hall ISBN-13: 978-0136019695;

 

Ogata K. Modern Control Engineering 5th Ed.2009, Prentice Hall ISBN-13: 978-0136156734;

 

Golnaraghi F., Kuo B.C. Automatic Control Systems, 9th Ed. 2009, Wiley ISBN-13: 978-0470048962;

 

R.C.Dorf, R.H. Bishop, Modern Control Systems, 12th Ed. 2010, Prentice Hall ISBN-13:978-0136024583;

 

 

 

     

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

<<< kthehu pas<<<

 

Bashkëpunime ndërkombëtare Shërbimet Copyright © 2010-2021 Universiteti Politeknik i Tiranës (UPT)
Fakulteti i Teknologjisë së Informacionit (FTI)
Sheshi Nënë Tereza 4, Tiranë
Telefon: +355.42.278159
Qendër Download Posta Elektronike Biblioteka